Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vilma Masha: Cili prind do dërgonte vajzën në stadium pas rastit të Trevizës?!

18/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vilma Masha: Cili prind do dërgonte vajzën në stadium pas rastit të Trevizës?!

Moderatorja e emisionit sportiv “Gol pas Goli”, ka ngritur shqetësimin e saj, por edhe të shumë vajzave dhe grave të tjera lidhur me dhunën verbale apo dhe fizike që ushtrohet në stadiumet shqiptare. Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Vilma Masha ka sjell në vëmendje edhe një herë rastin e tifozes që humbi ndjenjat në stadiumin “Elbasan Arena”.





“Lidhja ime me stadiumin është e hershme, para se unë të nisja punën si gazetare sportive, pikërisht në kohën kur kam qenë gazetare kulture dhe shkoja në stadium për ndjekur ndeshjet si fanse.

Si fillim dua të them se është e vërtetë që në stadium ka shumë ofendime në kor, por duhet ta kuptojmë se stadiumi nuk është biblotekë, kjo dihet. Por rëndësi ka që të reduktohen ofendimet dhe stadiumi të bëhet i përshtatshëm edhe për femrat.


Futbolli duhet futur në kulturë dhe në edukatë. Më mirë të shijojmë një ndeshje futbolli në stadium dhe t’i lëmë për pak momente çastet që kalojmë në kafene. Por, të gjithë e mbajmë mend rastin e Trevizës në “Elbasan Arena”. Çdo prind do të mendohej dy herë për të çuar vajzën e tij në stadium pasi u panë ato momente frike.

Madje edhe nëna ime, më dërgonte mesazhe në telefon, ndërkohë që unë isha në emision dhe më thoshte: Çfarë po ndodh? Kjo pasi çdo prind bëhet merak sidomos kur e di se edhe fëmija e tij është pjesë e grupimeve të tifozërisë, sepse vëllai im është anëtar i “Tirona Fanatics”.

Mua më kënaq prania e femrave në stadium. Edhe emisionet sportive bëjnë punën e tyre, mediat po ashtu. Mendoj se duhet të shkohet nëpër shkolla, gjimnaze dhe të ofrohen bileta falas dhe të bëhet promovim i futbollit dhe sportit në përgjithësi për t’u njohur sa më shumë me atë çfarë ofron stadiumi apo loja e futbollit”, deklaroi Vilma Masha në kuadër të nismës “Emancipimi në stadium”./opinion.al

Tags: vilma masha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
FOTO/ I postojnë foto tek ‘Vipat e Bllokut’, Samanta Karavella reagon kështu

FOTO/ I postojnë foto tek 'Vipat e Bllokut', Samanta Karavella reagon kështu








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera