Thonë se pasi bëhesh nënë për herë të parë, çdo gjë në jetën tënde ndryshon rrenjësisht. Kështu ka ndodhur edhe moderatoren sportive, Vilma Masha, e cila ka festuar dje 1-vjetorin e Seas.
“Si sot një vit më parë dashuria jonë SEA, ❤️ erdhi në jetë, duke na lumturuar shpirtin e ndriçuar zemrën. Në këtë ditë të shënuar ne festojmë 1-vjetorin e vogëlushes sonë, duke i uruar jetë të lumtur, e plot dashuri. Je dhurata më e bukur jo vetëm dhjetorit të festave, por e jetës sonë. ?Gëzuar shpirt ditëlindjen e parë, dhe jeta të buzëqeshtë gjithmonë. #loveu #tothemoonandback ❤️”, ka shkruar ajo krah fotove me të bijën e cila duket si një princeshë e vërtetë.
Vilma vendosi fillimisht mos të ndante shumë pamje të vogëlushes, por me kalimin e kohës ky mendim ndryshoi dhe tanimë ajo ndan momentet më të bukura pranë saj. E me siguri dhjetori i Vilmës do të jetë përherë kaq i bukur sepse muaji i fundit i vitit merr tjetër kuptim për të pas ardhjes në jetë të Seas./revistaawho.com
View this post on Instagram








