Me postimin e fundit në rrjetet sociale, moderatorja e njohur sportive, Vilma Masha ka treguar se shumë shpejt do të kthehet në ekran me formatin e saj ‘Gol pas goli’ në ‘Digitalb’.
“Fillon kampionati, rikthehet #golpasgoli ? Ju mirepres në SS3! ?”, ka shkruar Vilma krah fotos ku shfaqet në studion e programit, e cila i ka munguar shumë me siguri.
Kujtojmë se gjatë kësaj kohe Masha ka qenë e përkushtuar tek vajza e vogël, Sea, e cila siç ka pohuar moderatorja kërkon vëmendjen maksimale prej saj.
Pas kësaj periudhe shkëputjeje nga ekrani duket se Vilma është gati t’i rikthehet impenjimeve njëjtë si më parë./revistawho.com








