Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Viola Spiro, për herë të parë në publik me të ëmën: Ka diҫka që mamit nuk ia them asnjëherë

02/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Viola Spiro, për herë të parë në publik me të ëmën: Ka diҫka që mamit nuk ia them asnjëherë

E rritur me pasionin për letërsinë dhe artin, Brunilda Spiro, mami i dy motrave të njohura të ekranit, Viola dhe Petrula, nuk është e panjohur për publikun. Nëse viziton profilin social të Violës, motra e saj e dytë është gjithandej. Qysh fëmijë, Brunilda ka ëndërruar që dy vajzat e saj të bëheshin pjesë e televizionit. Ndoshta këtë dëshirë e ka pasur edhe më shumë se vetë ato.Kështu tregon mami i Violës, e cila për herë të parë ka qenë e ftuar në një studio televizive me të bijën. Nënë e bijë kanë treguar më shumë për marrëdhënien e tyre në “Rudina”, jo vetëm si prind – fëmijë, por sidomos për marrëdhënien e tyre si shoqe.





Pothuaj të pandara nga njëra-tjetra gjatë gjithë ditëve të javës, Viola dhe Petrula Spiro kanë gjithmonë pas vetes shoqen e tyre të ngushtë – Brunildën. Siҫ tregon edhe vetë moderatorja, nuk e ka ndier nevojën për të dalë me shoqet aq shumë sa bashkëmoshataret e saj, sepse ajo është gjithmonë pranë mamit:

“Kalojmë shumë kohë me njëra-tjetrën, përveҫ rasteve kur unë jam në punë apo e shkëputur për jetën time personale, por e kam shumë të koordinuar këtë kohë. Paraditet dhe kafet i kalojmë gjithmonë bashkë..” – rrëfen Viola për të ëmën.


Megjithatë, ka diҫka që e bija nuk ia thotë asnjëherë së ëmës. Ndodh në rastet kur ka diҫka të parëndësishme, diҫka që e bezdis apo diҫka që… “Në përgjithësi, unë jam shumë e hapur me mamin. Edhe në momentet e vogla dhe të parëndësishme. Kështu kam qenë qysh në fëmijëri. Madje edhe në ato rastet kur kishin filluar ato pëlqimet e vogla, edhe kur mami nuk më linte të dilja natën… Gjërat që nuk ia tregoj janë gjëra që më bezdisin ose gjëra që e bëjnë shumë merak. Gjërat që nuk ia them asnjëherë janë rastet kur nuk dua ta shqetësoj apo ta vë në merak, edhe pse kjo është e vështirë, sepse ndien gjithҫka që më ndodh. Edhe sot e kësaj dite, mami më thotë “të kam ende këtu në bark”, edhe pse jam e rritur. E ndien gjithҫka që më ndodh, ndien edhe shqetësimin më të vogël”, – tregon moderatorja.

Aq sa është një marrëdhënie komplekse, aq është edhe e bukur. Nënë e bijë, por më shumë dy shoqe,  më shumë se gjithҫka tjetër te njëra – tjetra vlerësojnë komunikimin e hapur./revistaclass

Tags: Viola Spiro
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
STUDIMI/ Hiqni dorë nga dieta e lëngjeve, zbuloni arsyen

STUDIMI/ Hiqni dorë nga dieta e lëngjeve, zbuloni arsyen








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera