Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm! 18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIP-at e qelive të “Mine Pezës” foto së bashku: Nga ish-deputeti tek bashkëshorti i Rezarta Shkurtës

25/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIP-at e qelive të “Mine Pezës” foto së bashku: Nga ish-deputeti tek bashkëshorti i Rezarta Shkurtës

Në një foto brenda mureve të qelive të paraburgimit te “Mine Peza” në Tiranë, shihen personazhe të njohur të botës së krimit, të njohur ndryshe edhe si “VIPA-t” e burgjeve. Lapsi.al identifikon vetëm 4 prej personave që shfaqen në foton e shkrepur gjatë momentit të ajrimit kur dalin jashtë qelive.





salvatoreNga e majta në të djathtë është Dritan Dajti, i dënuar me 4 burgime të përjetshme për vrasjen e 4 policëve në Durrës në vitin 2009, por që dosja është kthyer për rigjykim. Bën përshtypje se si gjatë seancave gjyqësore Dajti kujdeset të vijë në gjykatë me paterica, pasi pretendon se ka probleme me shtyllën kurrizore, por në këtë foto duket që gjendja e tij është normalizuar dhe brenda burgut s’ka nevojë për paterica.

Në krah të Dajtit është një tjetër i paraburgosur, por që Lapsi.al nuk ka arritur ta identifikojë. Më pas, në mes të fotos është ish-deputeti Mark Frroku.


Ky i fundit po gjykohet për 4 vepra penale: vrasjen e kryer në Belgjikë në vitin 1999, pastrimin e parave, mosdeklarim të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm. Po kështu Frroku është i përfshirë edhe në historinë e atentatit që pretendohet se është porositur nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ndaj deputetit socialist Tom Doshi.

Në krah të Frrokut ndodhet shtetasi italian Salvatore Letizia, i njohur si “vrasës me pagesë”. Ai ndodhet në proces gjykimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për vrasjen e dy shtetasve shqiptarë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku mbeti i vrarë gjithashtu edhe shoku i tij.

Ndërsa i fundit në foto është Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Ermali është arrestuar në kuadër të operacionit në Xibrakë të Elbasanit, ku u zbulua laboratori i kokainës. Hoxha akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, që merrej me përpunimin dhe trafikun e kokainës.

Edhe ai është në proces gjykimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Por pyetja që shtrohet pasi shikon këtë foto është: Çfarë i lidh bashkë brenda burgut këta personazhe? Është thjesht burgu dhe pritja e seancave gjyqësore, apo ka diçka tjetër?!

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!
Breaking News

Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!

18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!
Breaking News

Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!

17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…
Breaking News

Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…

17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë
Breaking News

Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë

17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!
Breaking News

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!

17/12/2025
Next Post
Mesazhet e koduara të Elvana Gjatës, zbuloni çfarë fshehin ato…

Mesazhet e koduara të Elvana Gjatës, zbuloni çfarë fshehin ato...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera