Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

VIP-at që adhurojnë selfie-t, trendi që ka të fshehura kaq shumë enigma… Përgjigjet psikologia Milena Turtulli

07/03/2018
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A

Janë të famshme, janë të bukura, janë frymëzim për shumë prej jush. Dinë çfarë është e bukur dhe e sjellin në mënyrën më të mirë të mundshme edhe nëse bëhet fjalë për një selfie të thjeshtë. E keni vënë re trendin më të ri të injektuar mes VIP-ave, atë të Selfie-ve para pasqyrës. Shumë prej jush me siguri ‘kopjojnë’ prej tyre mënyrën e qëndrimit apo diçka të ngjashme. Ja cilat janë bukuroshet shqiptare që kanë tërhequr vëmendjen me Selfie-t e tyre. Por pas këtij fenomeni ka diçka të fshehur që ndoshta as ato vetë nuk e dinë…





Luana Vjollca


Emina Çunmulaj

Lori Hoxha

Nora Istrefi

Era Istrefi

Marina Vjollca

Afërdita Dreshaj

Aurela Hoxha

Kida

Betatrix Ramosaj

Ju zbuluam disa nga femrat më të njohura dhe më simpatike të ekranit, që Selfie-t i kanë kthyer në trend. Por e dini çfarë fshihet pas Selfie-ve? Për t’ju ndihmuar të kuptoni dhe të evitoni të ‘humburin e vetvetes” kemi sjellë të dhëna nga një studim i mirëfilltë. Milena Turtulli, me titullin psikologe klinike ka treguar për “RevistaWho.Com“, se të bërit Selfie nuk është një veprim i rëndomtë, por tregon çfarë po ndodh me ‘Ty’.

Milena Turtulli, psikologe këshillimi

Studimet më të fundit, – siç është shprehur psikologe Milena, – janë fokusuar në pasojat e padëmshme të Selfie-ve, që tashmë dhe aq të padëmshme nuk janë. “Personat që bëjnë vazhdimisht Selfie, por publikojnë vetëm një në ditë konsiderohen normalë, por të tjerët që publikojnë minimalisht 6 të tilla ose edhe më shumë janë të rrezikuar nga çrregullimi më i ri në qarkullim, ‘fiksimi i vazhdueshëm i portretit vetjak dhe shfaqja e këtij të fundit në skenën e rrjeteve sociale’.Personat që kanë nevojë të pashtershme të publikojnë imazhin e vetes duke kërkuar aprovimin e të tjerëve duket se vuajnë një vetëvlerësim të ulët dhe janë në kërkim të ndjesisë së sigurisë në vetvete.

Pikërisht këta persona kaq të qendërzuar në pamjen e tyre të jashtme,  rezultojnë problematik në shoqëri, në marrëdhëniet në çift, duke sendëzuar njerëzit që i rrethojnë. Një lidhje e rëndësishme ekziston mes personave që bëjnë vazhdimisht Selfie e i publikojnë ato dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, të cilave u nënshtrohen për të përmirësuar pamjen e tyre të jashtme dhe si rrjedhoje Selfie-n perfekte. Sa me shumë Selfie, aq më shumë e konsideron të përmirësosh veten nëpërmjet kirurgjisë”, -është shprehur ajo në vazhdim.

Dhe si për ta përmbyllur nuk mundi të largohej pa e dhënë një këshillë për të gjithë ne “të marrosurit pas teknologjisë”: “Një foto vlen sa 1000 fjalë! Është këndshëm të ndash një foto kur ndihesh gjithë nur e lezet, të peshkosh disa komplimente e të përkëdhelesh sedrën, por mes një Selfie-je e një tjetre ndaloni të reflektoni për pasojat që ky ‘show’ mund të ketë në jetën tuaj. Le të mos ushqejmë tek më të rinjtë idenë se ti vlen aq sa ‘like’ mund të vjelësh me një foto tënden, sepse vlerat tona nuk mund dhe nuk duhet të përcaktohen nga një veprim kaq sipërfaqësor. Le të mbetet Selfie një akt i vogël vetëkënaqësie për të përcjellë momente të vërteta dhe pastaj ulni Smartphone-in e jetoni. Në fund të fundit njerëzit e kanë bërë këtë prej shekujsh e ja kanë dalë më së miri”. / revistawho.com

Tags: Milena Turtullipsikologerevista whoSelfieWho Vip
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Getinjo me ‘look’ të ri, nuk do e besoni si duket këngëtari

Getinjo me ‘look’ të ri, nuk do e besoni si duket këngëtari








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera