Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

VIP-at shqiptarë që deklaruan se kanë kaluar koronavirusin

07/05/2020
in Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
VIP-at shqiptarë që deklaruan se kanë kaluar koronavirusin

Si në botë, edhe në Shqipëri, disa personazhe të famshëm janë prekur gjithashtu nga koronavirusi. Kanë qenë vetë ata që kanë deklaruar se e kanë kaluar këtë infeksion duke treguar edhe simptomat që kishin.





Ish-banori i “Big Brother”, Petrit Bylykbashi u infektua me koronavirus pak kohë më parë. Për fat të mirë, Petriti arriti ta fitojë betejën dhe rezultoi i shëruar në testin e fundit. Lajmin e dha vetë Petriti muajin e kaluar duke deklaruar se do të rrijë 14 ditë i izoluar pas shërimit. “Une, me pak veshtiresi dhe shume vullnet per jete e kalova edhe kete sfide, uroj te gjithe qe jan te prekun ta kalojn me lehte se une, por shume me shume uroj qe mos te preket askush tjeter nga kjo. Kur te merr fund ky vazhdim 14 ditore i veteizolimit tim, do jem i gatshem ta dhuroj plazmen per ti ndihmuar ata qe jan ne gjendje te rende”-tha Petriti.

Saimir Kodra, moderatori i emisionit “Stop” deklaroi se pasi ka bërë analizat ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kodra u shpreh se koronavirusi ka hyrë në Shqipëri që në muajin janar. “Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën dhe doli se unë isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë, madje që në janar”-është shprehur Kodra duke treguar gjithashtu se ai nuk ka shfaqur simptoma.


Këngëtari Muhamet Sejdiu u infektua nga koronavirusi pasi u kthye nga Gjermania në Kosovë. Këngëtari dhe bashkëshortja e tij u vetëizoluan dhe pas disa ditësh ata rezultuan negativw. “Kanë qenë javë të vështira. Këta po ankohen për izolim nëpër shtëpia, por izolimi jonë ka qenë pak ma ndryshe. Shyqyr prej Zotit e prej mjekëve e kaluam mirë. Kenaqësia më e madhe ka qenë kur kam ardhur në shtëpi edhe i kam pa djemtë. Edhe ata kanë qenë të mbyllur për 16 ditë pa dal kërkund. Më shumë e kam pas hallin e fëmijëve sesa vetë që kam qenë izoluar”-është shprehur këngëtari.

Ndërsa artistja Rudina Dembacaj ka dyshime se mund ta ketë kaluar. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria live”, Rudina tregoi se Marku kishte takuar pacientin zero prandaj i nisën këto dyshime. “Marku në një varrim takoi pacientin zero dhe dy miqtë e tij që rezultuan me koronavirus. Marku erdhi në shtëpi me shumë ethe, i shkoi tempratura 40.2, kishte dhimbje të tmerrshme trupi. Pas paracetamolit i ulej temperatura. Unë piva edhe antibiotikët e bajamave.Ne e ndamë mendjen që kishim koronavirus dhe ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo jo koronavirus”-tregoi Rudina.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Next Post
Më e emocionuar se kurrë, Klea bën blerjet për vogëlushin dhe mezi pret ta takojë atë

Më e emocionuar se kurrë, Klea bën blerjet për vogëlushin dhe mezi pret ta takojë atë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera