President Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, u infektuan me Covid-19 disa ditë më parë. Sipas mediave, Presidenti dhe bashkëshortja e tij e morën virusin nga këshilltarja Hope Hicks. Por duket se virusi është përhapur edhe më shumë në Shtëpinë e Bardhë.
Sekretarja e Shtypit Kayleigh Mc Enany, ka postuar një status në twitter ku tregon se bëri testin dhe rezultoi pozitive.
Të infektuar të tjerë:
Hope Hicks, truproja e Trump Nick Luna, ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway, menaxheri i fushatës së Trump Bill Stepien, Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel, ish guvernatori i New Jersey, Chris Christie dhe senatorët republikanë Thom Tillis, Mike Lee dhe Ron Johnson.