Jennifer Lopez është padyshim këngëtarja për të cilën mosha është vetëm një shifër. Rrallëherë e ka ndryshuar stilin e flokëve duke i mbetur besnike flokëve të gjatë me nuanca natyrale. Por këtë herë këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim duke i prerë flokët në modelin “lob”. Chris Appleton, parukieri i Jennifer-it duket se e ka zbukurar më tepër këngëtaren me këtë stil flokësh. Jennifer postoi në Instagramin e saj disa foto me look-un e ri duke njofuar se shumë shpejt do jetë edhe anëtare jurie e show-t “World of Dance”./ revistawho.com