Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë! 12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Viti i eksperimenteve, moderatoret që provuan një tjetër format televiziv në 2018-tën

31/12/2018
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Viti i eksperimenteve, moderatoret që provuan një tjetër format televiziv në 2018-tën

2018-ta ka qenë viti i ndryshimeve të mëdha në televizionet shqiptare. Shumë figura të ekranit kaluan nga një televizion në tjetrin, duke e kthyer në një garë të ethshme për të rrëmbyer emrat më të njohur. Përveç kësaj shumë ndryshime ndodhën edhe në formatet televizive dhe shumë moderatore vendosën të provonin një eksperiencë të re. Pavarësisht se ishin fusha që nuk i kishin provuar më parë, ia dolën mbanë më së miri. “RevistaWho.Com” ju kujton rastet.





Nga një emision i dedikuar modës, personazheve dhe stilit të jetesës, Nevina Shtylla provoi të moderonte në një tjetër format. Ajo kaloi nga televizioni ‘Klan’ në ‘Top Channel’ për të prezantuar përkrah Edi Manushit emisionin ‘Procesi Sportiv’. Pavarësisht se më parë ishte shprehur se nuk do të dëshironte të bëhej një moderatore sportive, ajo ia arriti punës së saj me sukses.


Për herë të parë këtë vit Bieta Sulo provoi të moderonte e vetme një program televiziv. ‘Top Channel’ i besoi asaj një nga emisionet më të rëndësishme të pasdites, ‘Ftesë në 5’. Më parë Bieta kishte pasur eksperienca televizive, por kjo ishte ndryshe nga gjithë të tjerat. Gjithsesi Bieta e ka provuar se është shumë e zonja në televizion dhe sigurisht që edhe në ‘Ftesë në 5’ arriti të fitojë zemrat e teleshikuesve.

Pasi u largua nga emisioni ‘Pasdite në Top Channel’, Jonida Shehu provoi një tjetër format, duke iu rikthyer një zakoni të vjetër me ‘night show’. Ajo krijoi edhe një hapësirë të sajën në ‘Youtube’ me emisionin ‘Jonida Podcast’. Jonida moderon aktualisht edhe emisionin ‘Soiree’, një program që transmetohet çdo të mërkurë në mbrëmje.

Ishim mësuar që moderatoren simpatike, Bora Zemani, ta shihnim në ‘Digitalb’ në drejtimin e emisioneve sportive gjatë kohëve të fundit. Por 2018-ta shënoi një ndryshim në karrierën e Borës, duke qenë se ajo vendosi të provonte veten në një tjetër fushë. Ajo u shfaq përkrah Ardit Gjebreas në moderimin e festivalit ‘Kënga Magjike’. Pavarësisht se shumë larg fushës së sportit, ku ishte parë të investonte vitet e fundit, Bora ia doli mbanë shumë mirë edhe në këtë eksperiencë të re.

Kiara Tito u bë e njohur në televizionin ‘Top Channel’ me një program rinor. Pas një kohe në ‘Top’, Kiara u zhvendos në ‘Klan’ për të nisur një mision të ri në karrierën e saj. Në 2018-n, Kiara provoi të moderonte e vetme një emision televiziv në formën e një ‘reality show’. ‘Doktor Plastik’ ishte emisioni me të cilin moderatorja simpatike provoi të sfidonte veten.

Për disa vite u mësuam ta shihnim Klea Hutën nën modelimin e emisioneve me karakter muzikor si “Gjeniu i vogël” apo “Maratona e Këngës”. Këtë vit, Klea vendosi të largohej nga televizioni ‘Klan’ për të nisur një rrugëtim të ri në ‘Top Channel’. Kleas ju besua emisioni “Vip Club”, një format televiziv tërësisht i ri në ekranet shqiptare. / revistawho.com

Tags: FormatemoderatoreRevistaWhotelevizion
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Fëmijët VIP që erdhën në jetë në 2018-tën, por ende nuk i njohim

Fëmijët VIP që erdhën në jetë në 2018-tën, por ende nuk i njohim








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera