Ëndrrat dhe shpresat për një vit më të mirë se ai që kemi lënë pas, na e ka kthyer Vitin e Ri në një festë përtej simbolikës që përfaqëson. Lutjet tona i drejtohen dëshirave të paplotësuara, një shëndeti të mirë, rikthimit të dashurive të humbura, karrierës së sukseshme e parasë. Pavarësisht se qëllimi është i njëjti, çdo vend në botë ka traditat e karakteristikat e veta të festimit të Natës së Vitit të Ri, ku secila prej tyre mbart të bukurën e saj. Por çfarë traditash bëjnë diferencën? Sa supersticionezë janë? Për këtë arsye sot kemi vendosur të ndajmë me ju disa shtete të botës për menyrë se si përcillet Nata e Ndërrimit të Viteve atje.
Po e nisim këtë rrugëtim me japonezët, të cilit janë të vetmit që e festojnë Vitin e Ri duke pastruar shtëpinë. Ata e konsiderojnë këtë si një ogur të mirë për fillmin e vitit që zgjat nga 31 deri më 3 janar. Festimet e Toshigami (si quhet Viti i Ri atje) i cili konsiderohet hyjnor kanë për traditë falenderimin e shejtorëve që të mbrojë bimët e mbjella, por i urohet edhe mirëseardhja shpirtave antenati. Përgjatë kësaj periudhe ata vendosin dekorime me dru bambuje dhe kallinj gruri. Në orën 12 këmbana e budistëve troket 108 herë si një paralajmërim për të kërkuar falje për mëkatet e gjithë vitit.
Në Spanjë përgjatë Vitit të Ri kosumohen “buñuelos” (petulla të pudrosura me sheqer). Përtej kësaj taditë është të hash edhe 12 kokrra rrushi duke trokitur Viti i Ri. Nga një kokër për çdo të trokitur deri në ardhjen e tij, një traditë kjo që uron për sa më shumë bollëk në ushqim.
Në Brazil të gjithë vishen me të verdha, ngjyra e floririt e diellit dhe dritës. I zoti i shtëpisë derdh një gotë me verë prapa, si për të larguar fatin e keq nga shtëpia.
Në Meksikë përgjatë gjithë ditës ndizet dhe fiket zjarri, duke heshur mes flakësh gurë apo copa druri.
Në Kinë Viti i ri, quhet ndryshe edhe si festa e pranverës, nuk korrespondon me festën tonë të Viti të Ri, por ndjek kalendarin hënor që mund të variojë nga 21 deri në 19 shkurt sipas kalendarit tonë gregorian. Festimet zgjasin 15 ditë dhe përfundon me festën kombëtare Kineze. Përgjatë festës së Vitit të Ri, kinezët vishen me të kuqe sipas legjendës së tyre antike, duket se tremb, bashkë me zhurmë të forte, mosntra mitoologjike Nian, që dikur çdo 12 muaj dilte nga strofulla e tij për të ngrënë qëniet njerëzore. Të influencuar nga kjo legjendë, çdo vit kinezët festojnë festën e pranverës me fishekzjarre, këngë dhe valle të zhurmshme për ta trembur. Festa mbyllet me një kortezh me maskën e luanit për përfaqëson Nian.
Një festë tipike gjermanësh është ajo e Vitit të Ri atje, ku njerezit maskohen dhe festojnë karnevalet. Bëhet “Gëzuar” me Feuerzangenboële, pija e vllazërisë dhe mblEdhjes së studentëve e cila është e përbërë me bazë vere, kanelle, karajfil, lëkurë portokalli dhe rum. Përgjatë darkës ofrohen lajthi dhe rrush të thatë të gjithë të afërmve. Në vendet protestate qeraset me sardele të tymosur.
Në Angli Viti i ri vjen me fEstën tipike, ku hahet gjeli i detit i mbushur me gështenja dhe pudingu i Krishtlindjeve, një ëmbëlsirë tipike që hahet me luge që shpesh e servirin edhe me monedha floriri. Mbrëmjen e Shën Silvestrit , nënshtetast e Mbretëreshës argëtohen duke marrë pjesë në lojëra të ndryshme si p.sh si të peshkosh me duar frutat e thata, të hash një mollë që mbahet varur në një fije, etj.
Rusia është i vetmi vend në botë ku Viti i Ri festohet 2 herë, më 31 dhjetor sipas kalendarit Gregorian dhe 13 janar sipas kalendarit Xhuliano. Më datën 31 bëhet pema dhe pas mesnate njerëzit dalin në Kullën Spasskajadel për të kërcyer dhe ngrënë fruta të thata dhe salcë kosi. Një traditë tjetër ështe edhe ajo e hapjes së derës së shtëpisë në orën 12 për ti uruar mirëseardhjen Vitit të Ri.
Në Itali Viti i Ri përshëndetet me një gatim tradicional me bazë mishin e derrit dhe thjerrëza. Sipas gojëdhënave këto gatime sjellin fat dhe para. Ndërkohë që nuk duhet lënë pa theksuar panetoni dhe pandora shumë të njohura dhe preferuara jo vetëm në Itali. Pandoro është një ëmbëlsirë nga Verona dhe u krijua në 1800 nga Domenico Melegatti. Forma e saj tipike si yll me 8 cepa u reallizua nga piktori Angelo Oca Bianca. Ajo shoqërohet me pana ose akullore.
Ajo që ne ju këshillojmë për Vitin e Ri është që të keni të veshur dicka ngjyrë të kuqe apo diçka të re. Gjithashtu mund të mbani të ndezur një qiri për gjithë natën, pasi jo të gjithë e kemi mundësinë për të pasur zjarr. Një degëz nga lulja agrifoglio si dekorim nuk duhet harruar kurrësesi. Atë mund ta vendosni në pemë apo dekoroni ndonjë dhuratë.
Në Danimarkë ditën e Vitit të Ri thyejnë të gjitha enët që nuk kanë përdorur përgjatë gjithë vitit në datën 31. E gjitha kjo bëhet në prani të të afërmve pranë derës kryesore të shtëpisë.
Në Ekuador Viti i ri Festohet duke djegur një dordolec në mesnatë. Ata gjithashtu djegin edhe fotografitë e vitit të kaluar e gjitha kjo në emër të një fati të mirë.
Filipinezët mendojnë se gjithçka duhet të jetë e rrumbullakët si monedha në mënyrë që të sjellë pasuri. Fruta, rroba, objekte, gjithçka e rrumbullakët.
Në Amerikën e Jugut ti e vendos vetëm fatin tënd, ose më saktë ngjyra e të brendshmeve që do të veshësh atë mbrëmje. E kuqja është dashuri, ngjyra e floririt pasuri dhe e bardha nënkupton paqe.
Në Zvicër Viti i Ri festohet duke hedhur akullore në tokë.
Në Rumani ditën e Vitit të ri hidhen monedha në lumë që ti sjellin fat.
Në Puerto Riko hedhin ujë jashtë dritareve që të largojnë shpirtrat e këqinj.
Në Belgjikë marrin seriozisht jetën prej fermeri duke u kujdesur për kafshët.
Në Bolivi vendosin një monedhë në ëmbëlsira dhe kujt i bie në pjesë, do të thotë se ai do të ketë fat përgjatë gjithë vitit.
Në Kolumbi ditën e Vitit të Ri mbahet një valixhe përgjatë gjithë ditës në dore me idenë që t’u sjellë sa më shumë udhëtime përgjatë gjithë vitit.
Në Kili një pjesë e njerëzve shkojnë në varreza dhe e kalojnë natën atje.
Në Irlandë natën e Vitit të Ri qëllojnë muret me bukë për të larguar shpirtrat e këqinj.
Në disa pjesë të Afrikës se Jugut ditën e Vitit të Ri hedhin mobilje nga dritarja.
Në Skoci miku i parë që do të vijë në shtëpi duhet të sjellë një dhuratë për ti sjellë fat./revistawho.com