Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Moti

VITI I RI/ Ulja e temperaturave rikthen reshjet e borës, si do të jetë nata e ndërrimit të viteve

28/12/2016
in Moti
Reading Time: 1 min read
A A
VITI I RI/ Ulja e temperaturave rikthen reshjet e borës, si do të jetë nata e ndërrimit të viteve

Juglindja e vendit i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulëta. Pas mesditës së të mërkurës, reshje të dendura bore janë regjistruar në zonat malore të qarkut, por edhe në qytetin e Korçës, shkruan “Top Channel”. Si pasojë e reshjeve, të cilat kanë zgjatur për disa orë, edhe një herë qytetarët e Korçës i janë rikthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave. Sipas të dhënave të sinoptikës, në gjithë qarkun bora ka krijuar probleme në disa nga akset rrugore, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm. 





Trashësia maksimale e borës ka arritur në pikën turistike të Dardhës në 10 cm, duke e bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve, ndërsa më pak reshje ka pasur në Voskopjë, ku trashësia ka arritur rreth 7 cm. Edhe aksi Qafë Thanë-Pogradec dhe ai i Kapshticës janë prekur nga reshjet e borës, por sipas të dhënave nuk ka pasur trashësi dhe për rrjedhojë, as problematika në qarkullim.

Pavarësisht fenomenit të zakonshëm për stinën, situata në akset dhe rrugët e të gjithë qarkut raportohet normale dhe pa bllokime të lëvizjes. Mësohet se temperaturat do të vijojnë të ulen deri në -12 gradë në zonat malore dhe –4 deri në –7 në zonat e ulëta. Edhe nata e ndërrimit të viteve do të shoqërohet nga një mot i ftohtë me temperatura të ulëta.


 
 
 
Tags: Moti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram
Breaking News

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram

28/12/2024
E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi
Breaking News

E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi

28/12/2024
(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?
Breaking News

(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?

28/12/2024
Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!
Breaking News

Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!

28/12/2024
“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait
Breaking News

“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait

27/12/2024
E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani
Breaking News

E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani

27/12/2024
Next Post
VITI I RI/ Era Istrefi paguhet si një yll ndërkombëtar, 80 mijë euro për të kënduar 15 minuta në…

VITI I RI/ Era Istrefi paguhet si një yll ndërkombëtar, 80 mijë euro për të kënduar 15 minuta në...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera