Këtë vit do të jetë më e vështirë të vendosim se në cilin ekran duhet të stacionohemi. Stafet e katër televizoneve kryesore shqiptare, janë përkushtuar maksimalisht për të “vjedhur” sa më shumë teleshikues e konkurrenca është e fortë. Vizion Plus, Klan, TVSH e Top Channel si kulmin e transmetimit kanë absolutisht natën e ndërrimit të viteve ku në të katërta kanalet do të shohim spektakle të gjata humori e jo vetëm. “RevistaWho.com” ka kontaktuar me drejtorët e programacioneve të këtyre televizoneve duke mësuar kështu se çdo të shohim nesër dhe pasnesër.
VIZION PLUS
Vizion Plus këtë vit feston ndryshe, si televizion kombëtar privat, ndaj edhe paketa e programeve që ju sjell në pragun e ndërrimit të viteve është një magji më vete, plot spektakël, humor, dokumentarë, e programe që dalin jashtë studios, jashtë skenarëve të përcaktuar gjatë një viti. Dhe gjithçka në emër të një misioni të rëndësishëm: t’i shndërrojmë këto ditë pushimi në një oaz festiv përmes ekranit.
Me plot të drejtë mund të quhet ekrani i ndërrimit të viteve pasi në këtë fundvit, Vizion Plus do të sjellë tre spektakle në “prime time”, për të kënaqur të gjitha grupmoshat, për të përmbushur të gjitha shijet artistike dhe atmosferën e festës, përmes urimeve për një vit të mbarë.
Nis dita e fundit e këtij viti të suksesshëm për Vizion Plus me emisionin 7pa5. Por, ky takim nuk do të jetë si çdo mëngjes, duke dalë paksa nga rutina e përditshme, pasi Pranvera dhe Noli kanë zgjedhur që urimin e tyre ta ndajnë me femijët e Shtëpise së Fëmijes, Zyber Hallulli. Stafi i 7pa5 ka përgatitur dhurata për fëmijët që nuk i kanë prindërit, me urimin dhe mesazhin për ta bërë jetën e tyre brenda institucionit ku jetojnë edhe më të bukur, sepse të gjithë mund të bëjmë pak më shumë për ta.
Mesdita, ndryshe nga më parë do të ketë hapësirën e vetë në këtë ditë festive, duke sjellë për të gjithë dashamirësit e saj një puntatë speciale plot muzikë, humor, informacion dhe shumë surpriza të tjera. Stafi i emisionit, madje ju prezanton edhe një studio më festive.
Mbrëmja e ndërrimit të viteve do t’i takojë spektaklit më të ndjekur e më argëues të momentit. “Tu Si Que Vales” do të ndezë fishekzjarret e festës duke kurorëzuar edhe fituesin e edicionit të 2-të. Finalja e madhe e këtij spektakli talentesh do të nisë transmetimin e tij prej 190 minutash në ora 21.00 të mbrëmjes. Ky spektakël premton performanca të jashtëzakonshme, më të mirat e qindra konkurrentëve që aspironin të bënin realitet ëndrrat e tyre.
Ditën e parë të vitit 2017, Vizion Plus ka zgjedhur ta nisë me dhurata, para dhe humor.
“Quiz Show” i përjavshëm Tornado me Para do të përfshijë sërish të gjithë ata që kanë luajtur me biletat në kërkim të logos Vizion Plus, por jo vetëm kaq. Lotaria kombëtare ka vendosur që në ditën e parë të Vitit të Ri të sjellë më shumë dhurata e mundësi për të fituar për të gjithë lojtarët e saj.
Në “prime time”, mbrëmja e parë e 2017-ës do të nisë me të qeshura e humor pa fund, që do të mund t’i gjeni vetëm në spektaklin më të mirë e më madhështor të humorit, atë që ka tërhequr e vazhdon të tërheqë me mijëra shikues, kudo ku flitet shqip, Al Pazar. Al Pazar, do të sjellë humorin, harenë, muzikën dhe optimizmin që na duhet për të nisur një vit të ri. Këtë na e siguron vetë Agron Llakaj, drejtuesi i një teatri të mirëfilltë humori dhe një trupe aktorësh që gjatë 2016-ës kanë përcjellë përmes ekranit të Vizion Plus çdo fundjavë ngjarjet më të bujshme të momentit në një këndvështrim që nuk e gjeni askund tjetër.
Pasditja e së hënës ju prezanton me një dokumentar që sjell fakte të rralla mbi rrugëtimin e Familjes Durazzo. Nga skllevër deri tek një prej familjeve me të njohura e më me famë në Genova.
Nuk mund t’i mungonte kësaj feste as “Bypass Shoë”, i cili ashtu sikurse çdo fundvit sjell ngjarjet më të bujshme që ndodhën në 2016-ën të para përmbys. Agim Bajko sjell edhe këtë herë me një ton ironik gjithçka ndoshta kemi harruar apo nuk kemi parë.
Festa vijon edhe mbrëmjen e 2 janarit në Vizion Plus. Humori zhvendoset diku tjetër, vijon në një tjetër ambient, në Apartamentin 2xl, atje ku banorët e tij kanë përgatitur shfaqjen me numra tërësisht origjinalë për 100 minuta nisur nga ora 21.00.
Jehona e festimeve vijon edhe më 3 janar në Vizion Plus. Pas edicionit të lajmeve në ora 15.00, Vizion Plus ju sjell sërish hare. Aktiviteti i përvitshem i organizuar nga Shoqata Tirana me media partner Vizion Plus në më shumë se 100 minuta, do t’u sjellë më të mirën e Shqipërisë së Mesme.
E kështu, premtojmë t’i rikthehemi transmetimeve tona më 4 janar, me një përshëndetje që nis me dhurata për fëmijët pa prindër, me ëndrra të bëra realitet, me humor e me festën ku nuk mungojnë ngjyrat e kostumeve dhe traditave tona.
KLAN TV
Edhe televizioni kombëtar “Klan” prej javësh përgatit spektaklin kryesor për mbrëmjen e festës që do të drejtohet nga Ermal Mamaqi. Prej ditësh vetë aktori e prezantuesi ka ndarë në rrjetet sociale çaste nga xhirimet. Në ditët e festave nuk do të mungojë sigurisht edhe një nga hapësirat më të suksesshme të këtij televizioni, serialet turke. Më poshtë mund të lexoni sipas orareve të gjithë programet dedikuar festave.
31 dhjetor & 1 janar 20:00 – 21:00
STOP emision special satiro-investigativ i fundvitit nga Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj LIVE (Një takim special me të qeshura pafund)
31 dhjetor 21:00
XING XING GËZUAR 2017! Show festiv – Program special nga Ermal Mamaqi & friends. Me pjesëmarrjen e një trupe aktoresh humori: Ermal Mamaqi, Zef Deda, Zamira Kita, Muharrem Hoxha, Rita Lati, Xhevahir Zeneli, Cekja (Sejfulla Myftari), Ervin Doko, Ani Agushi, Iva Spaho. Të ftuar speciale në studio: Arian Çani, Robert Aliaj, Albi Nako, Eni Koçi, Eneda Tarifa, Aurela Hoxha, Linda Morina etj. Performanca LIVE, intervista, humor dhe shumë batuta. Programi ideal për të kaluar orët e fundit të 2016-ës nga çdo familje shqiptare.
1 janar 13:30 – 19:30
E DIELA SHQIPTARE talk shoë LIVE nga Ardit Gjebrea (Ka një mesazh për ty) (Shihemi në gjyq dhe Telebingo Shqiptare, edicion special me shumë dhurata)
1 janar 21:00 – 23:15
FATE TE KRYQEZUARA serial premierë, ep.174+175+176
1 janar 23:15
SAIMIR PIRGU NË TIRANË koncerti i tenorit të famshëm Pirgu me albumin e tij “Il mio Canto” me ariet më të bukura italiane dhe franceze, nje ekskluzivitet i TV KLAN.
2 janar 18:20 – 19:20
ARRËTHYESI teatër për fëmijë (Bazuar në historinë “Arrëthyesi” dhe “Mbreti Miush”)
2 janar 20:00 – 22:00
SHKËLZEN DOLI & ORKESTRA FILARMONIKE E VJENËS (koncert LIVE nga Pallati i Kongreseve)
2 janar 22:15 – 00:00 OPINION ON OFF RECORDS
TELEVIZIONI PUBLIK SHQIPTAR
Gjatë vitit 2016-të, Televizioni Publik Shqiptar mori një frymë të re me ndryshimin e drejtuesve, sidomos pas shtatorit me nisjen e sezonit. Ndaj edhe pritej që nata e ndërrimit të viteve në TVSH do të kishte një spektakël të mirfilltë që ka ngjallur shumë kuriozitet.
31 dhjetor 2016
Mbrëmja festive në TVSH do na rikthejë pas kaq vitesh shijen e mirë të humorit të dikurshëm. Një trasmetim prej katër orësh që do të nisë në orën 21:00 do të përcjellë tek publiku humor, muzikë, batuta e surpriza. Ky spektakël rikthen në ekran disa prej figurave më të dashura të humorit dhe këngës. Ikonat e humorit shqiptar të Shkodrës dhe Vlorës, do të risjellin skeçet e dikurshme por përshtaur në kohët e sotme. Pra do të rishohim “Kunatin e shokut Xhemal” në versionin modern. Kjo natë festive do të vijë nën moderimin e aktorëve të talentuar Romir Zalla dhe Ervina Kotolloshi, të cilët me siguri do të bëjnë një dyshe të rrallë të ekranit.
1 janar 2017
Ashtu si çdo vit tjetër, mëngjesi nis tradicionalisht në TVSH me Koncertin e Vjenës, një eksluzivitet që e ka vetëm Televizioni Publik Shqiptar.
2 janar 2017
Mbrëmja e dytë e vitit të ri do të shoqërohet me një koncert “live” nga Pallati i Kongreseve. Artisti shqiptar Shkëlzen Doli do të performojë bashkë me Orkestrën Filarmonike të Vjenës.
Veç këtyre do të transmetohet edhe një program kushtuar muzikës shqiptare e kolonave zanore ndër vite. Gjithashtu nuk do të mungojnë edhe filmat artistikë të zgjedhur me kujdes për të gjithë teleshikuesit e çdo grupmoshe.
TOP CHANNEL
Kanali i suksesshëm “Top Channel” vit pas viti ka qenë ndër më të ndjekurit natën e Vitit të Ri, duke qenë se ka ofruar një prej spektakleve më të mirë të tij, varietenë e humorit “Portokalli”. E njëtja frymë po ndiqet edhe sivjet, vetëm se me më shumë elemente shtesë. Pritet që të ketë diçka të bukur televizive edhe të dielën, ditën e parë të vitit që po troket.
31 dhjetor 2016
Prej disa vitesh nata e ndërrimit të viteve në ekranin e “Top Channel” është shoqëruar me programin e humorit “Portokalli”. Por jo sivjet. Më 31 dhjetor duke pritur minutat e para të 2017-tës, do të shohim një tjetër spektakël. Top-i do të japë shoë-n “Trafik 2017”. Mësohet se do të ketë elementë shtesë por sigurisht që humori nuk do të mungojë. Veç aktorëve të dashur të “Portokalli”-së do të shohim edhe të tjerë të ftuar specialë e humori do të ndërthuret me muzikë./revistawho.com