Disa javë më parë Ariana Grande deklaroi se ndihej shumë e lumtur me jetën e saj. Nëse kthehemi pas në gusht kjo ishte e vërteta e saj. Ajo çliroi veten nga një marrëdhënie që ishte më shumë e dhimbshme se produktive, për shkak të problemeve të Mac Miller me substancat e ndaluara. Megjithatë ajo arriti sërish të binte në dashuri shumë shpejt. “Mendoj se është thjesht ndjenjë. Jam shumë mirënjohëse ndaj tij. Jeta është e bukur”, – tha Ariana në një emision për të fejuarin e saj, Pete Davidson. Por tani jeta e saj e shkuar dhe marrëdhënia e mëparshme u rikthye sërish në fokus, duke shkatërruar Arianën totalisht. Ajo ishte duke udhëtuar kur mori vesh se ish-i dashuri i saj kishte ndërruar jetë për shkak të mbidozës. Menjëherë Arainës ju drejtuan mesazhe kërcënuese dhe akuzuese për vdekjen e Mac Miller. Për këtë arsye asaj ju desh të bllokonte hapësirën e komenteve në rrjete sociale dhe të qëndronte sa më larg tyre. Megjithatë askush nga fansat nuk e di se sa shumë është përpjekur këngëtarja që Mac Miller të rikuperohej e të largohej nga përdorimi i substancave. Tani përveçse duhej të ndjej dhimbje për ish-të dashurin e saj, duhet të mendojë se çfarë duhet të kishte bërë më shumë pas gjithë atyre akuzave. Tashmë i duhet të përballet me një provë të re, duhet të luftojë me një tjetër problem, një tjetër periudhë e errët që e shtyn drejt limiteve të durimit. Është e shumtë për një person që është vetëm 25 vjeç. /revistawho.com







