RevistaWho.Com është bërë sot pjesë e gëzimit të një çifti shumë simpatik. Modelja e njohur Vivian Canaj dhe partneri i saj kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Mes shumë të ftuarve, ata i thanë PO njëri-tjetrit në altar, për të festuar pastaj me të gjithë të dashurit e tyre në një darkë plot gjallëri. Të ftuarit u pritën në një ambient shumë elegant, të dekoruar nga Class Events dhe Albi Çifligu me temën e Christian Dior. Për energjinë e mbrëmjes u kujdesën dy motrat e shkëlqyer Irma dhe Eranda Libohova. Për më shumë foto dhe video na ndiqni në Facebook dhe Instagram – revistawho.com. Tre fustanet e nuses vijnë nga firma të njohura ndërkombëtare, ndërsa për look-un e saj është kujdesur artisti i make up-it, Artur Muça. / revistawho.com
Foto: @geljantkaleci