Kantautori i njohur, Elton Deda është shumë aktiv në rrrjetet sociale, teksa herë pas here reagon edhe për çështje të aktualitetit.
Së fundmi, ai është revoltuar me këmbësorët në Shqipëri, duke i cilësuar ata kokëbosh. Përmes një postimi në “Facebook”, Eltoni thotë se vizat e bardha janë bërë për të ecur dhe jo për të shëtitur.
“Ore trima kokeboshe! Vizat e bardha jane bere per te ECUR jo per te SHETITUR!
Doni dhe nje kafe ta pini aty?”, ka shkruar ai.









