Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vjen në jetë pinguini i parë me fekondim artificial

06/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Vjen në jetë pinguini i parë me fekondim artificial

Japonia është vendi ku lindi pinguini i parë në botë me fekondim artificial. Ishte një sipërmarrje e vështirë që kërkoi 6 vite studime, por qëllimi i shkencëtarëve për zhvillimin e një teknologjie, që të ndihmojë në mbrojtjen e specieve të rrezikuara u arrit. Pinguini i lindur në këtë mënyrë është i shëndetshëm, e siç shihet në videon e siguruar nga “Reuters”, kujdestarja e peshon për të vënë re me kënaqësi se ka shtuar mirë në peshë, duke kapërcyer madje dhe pritshmëritë. Drejtuesit e akuariumit “Kaiyukan” të Osakës u lidhën për projektin e tyre me Kusunoki Hiroshi, profesor i asociuar i Universitetit të Kobes. Më vonë, përpjekjeve të tyre për të ndërhyrë në riprodhimin e specieve iu bashkua dhe Parku i Jetës Detare në Tokio. Ekipi i kërkuesve shpreson të ndihmojë në këtë mënyrë në shumimin e specieve të rrezikuara. Pinguini lindi në qershor dhe është mbajtur nën kontroll nga ekspertët që kanë parë ecurinë e shëndetit të tij. Sipas Organizatës ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës, disa lloje pinguinësh janë në rrezik sidomos nga ndryshimet e klimës. Një prej tyre, pinguini “perandor” mund të humbasë në dekadat e ardhshme 50% të popullatës. Në Antarktidë, disa koloni të kësaj specieje llogaritet të kenë humbur 2/3-tat e pjesëtarëve të tyre.






Tags: fekondim artificialpinguin i pare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Ja si do të jenë temperaturat këtë muaj

Ja si do të jenë temperaturat këtë muaj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera