Një bukuri autentike dhe përmirësim i tipareve natyrale janë ndër faktorët më të rëndësishëm të një pamjeje që na bën të ndihemi mirë në çdo moshë. STYLAGE, produkti më i ri i VIVACY, një prej kompanive lider në botë të mjekësisë estetike, ka revolucionarizuar mënyrën e trajtimit me dermo-filler duke sjellë produkte që përshtaten me zonat specifike ku injektohen për rezultate më cilësore e natyrale, por edhe për më shumë siguri.
STYLAGE, bashkë me produkte të tjera për femra e meshkuj, sillet eksluzivisht nga kompania GEN-ALBFARMA, e cila kryeson tregun shqiptar me distribucionin e shumë prej markave më të mira botërore në fushën e mjekësisë e tashmë edhe të mjekësisë estetike, duke plotësuar nevojat e një tregu githmonë e në rritje me zgjedhjet më të mira dhe më të sigurta për kujdesin estetik.

STYLAGE, e gjeni tashmë në të gjithë klinikat më në zë lidhur me procedurat mediko-estetike.
Veçoria e fillerave STYLAGE qëndron në faktin se ka produkte të dedikuara për zona të ndryshme dhe për pacientë me nevoja të ndryshme, duke marrë rezultate edhe më të mira në përmirësimin e pamjes, në çdo moshë. Dermo-fillerat STYLAGE vijnë në kategori të ndryshme në bazë të funksionit që kryejnë si mbushja dhe lëmimi i rrudhave për ato të holla, mesatare apo të thella respektivisht STYLAGE S, STYLAGE M, STYLAGE L, injeksionet për mbushjen, konturimin dhe korrigjimin e buzëve STYLAGE Special Lips dhe STYLAGE Lips Plus, si dhe injeksionet për rimodelimin dhe rikthimin e volumit të fytyrës STYLAGE XL and STYLAGE XXL.
Një tjetër vecanti e fillerave STYLAGE është përmbajtja e Manitolit në formulën e saj. Ky antioksidant i fuqishëm, bën të mundur jo vetem uljen e edemës dhe inflamacionit post procedurës së injektimit, por edhe përmiresën qëndrushmerinë e acidit hyaluronic në lëkurë, për të qëndruar më gjatë. Ndikon gjithashtu në raportin e elasticitetit dhe viskozitetit të acidit hyaluronic, çka siguron një pamje me nayrale dhe më të bukur. Ndaj në gamen e STYLAGE, mund të gjeni fillera të cilët qëndrojnë në lëkurë deri në 18 muaj.
Prezantimi i linjës së produkteve të Vivacy u bë në praninë e shumë mjekëve estetikë shqiptarë, të cilët patën mundësinë të ndiqnin nga afër demonstrimin e aplikimeve të dermofillerave STYLAGE nga një prej kirurgëve më të mirë estetikë në botë, Massimiliano Leporati. Kirurgu i mirënjohur theksoi se s’ka një moshë të caktuar kur duhet filluar me përdorimin e dermofillerave, por efekti i tyre është më i madh kur kryejnë funksion parandalues.
Reagimi entuziast i mjekëve estetikë shqiptarë ndaj produkteve STYLAGE, përforcon edhe njëherë faktin që në tregun shqiptar po hyjnë produkte gjithmonë e më të sigurta e më cilësore, duke ofruar më shumë mundësi zgjedhjeje për këdo. Eventi prezantues i produkteve më të reja të VIVACY përfundoi me një festë interesante mes miqsh e kolegësh, të mbushur me shkëmbime eksperiencash dhe argëtim.
Kompania franceze VIVACY – Paris që hyn në Shqipëri me distribucion ekskluziv të GENALBFARMA, gjendet në mbi 85 shtete me produktet e saj kozmetike dhe ato të mjekësisë estetike dhe kryeson tregun falë kërkimeve të vazhdueshme nga ekipe ekspertësh për të gjetur formulat më të efektshme dhe më të sigurta për produktet e saj, të cilat prodhohen tërësisht në laboratorët dhe qendrat e prodhimit të VIVACY në Francë. Perveç produkteve të saj më të reja STYLAGE që përmbajnë acidit hialuronik dhe antioksidantët më të efektshëm si manitol dhe sorbitol, VIVACY ofron edhe produkte të tjera si injeksionet DESIRIAL, të cilat ndihmojnë gratë gjatë menopauzës, pas trajtimit të kancerit të gjirit, apo pas lindjes me hidratim më të mirë të zonave të tyre intime.
Për t’u njohur më nga afër me dermofillerat STYLAGE dhe produktet e tjera të VIVACY, na ndiqni në Instagram, Facebook.








