Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”! 05/12/2025
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Vjeshta dhe dimri, si ta ruani dhe trajtoni lëkurën tuaj

28/11/2018
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Vjeshta dhe dimri, si ta ruani dhe trajtoni lëkurën tuaj

Meqenëse moti ka ndryshuar edhe lëkura juaj tenton të ndryshojë në varësi të tij. Në këtë kohë, janë shumë të dukshme për një pjesë të madhe të njerëzve, pasojat e faktorëve agresivë të tillë si era dhe i ftohti, që manifestohen me tharje të lëkurës, rrjepje, skuqje e mbindjeshmëri ndaj këtyre faktorëve. Këto dhe problematika të tjera kanë marrë shpjegim nga dermatologia, Dr. Migena Gega, në një intervistë për “revistawho.com”.





Gjatë kësaj periudhe ju mund të kujdeseni maksimalisht për lëkurën tuaj, duke filluar që nga trajtimet e lehta me maska që mund t’i përdorni në kushte shtëpie, të kombinuara me procedura më te avancuara te cilat mund te kryhen nen kujdesin e mjekut specialist.

Gjeja e parë për të cilën duhet të keni shumë kujdes është mundësia e rrezikut për alergjizim që mund të keni nga secili prej përbërësve të maskës. Për të evituar çdo alergji të mundshme, është mirë që përpara se të aplikoni maskën në fytyrë, të aplikoni një sasi të vogël të maskës në pjesën e brendshme të krahut. Nëse vini re pas disa minutash që lëkura juaj po skuqet, po kruhet apo enjtet, është mire të evitoni këtë lloj maske.


Nëqoftëse po kërkoni diçka që të mbajë lëkurën tuaj të hidratuar dhe me shkëlqim këtë vjeshtë-dimër ja dy maska të shpejta që mund të përdoren në kushte shtëpie.

  • Maska me banane, sodë buke dhe mjaltë

Përbërësit: 1lugë mjaltë, 1/2 banane e shtypur, 1 lugë sode buke

Përgatitja: Përziejini të gjithë përbërësit dhe pastaj aplikojeni dhe mbajeni ne fytyre për  15 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm. Mund të procedoni me aplikimin e kremit ose serumit të darkës.

Kjo maskë është e mrekullueshme për ata që duan eksfoliacion dhe hidratim në të njëjtën kohe.

  • Maska me avokado, aloe vera dhe vaj ulliri

Përbërësit: 1/2 avokado e shtypur, 1 lugë vaj ulliri, 1lugë aloe vera

Përziejini përbërësit, por sigurohuni më parë që avokado të jetë e shtypur mirë. Mbajeni maskën 15 minuta pastaj shpëlajeni me ujë të vakët, të bollshëm. Mund të procedoni me aplikimin e kremit ose serumit të darkës.

Kjo është një maskë me veti shumë të mira hidratuese dhe anti-oskiduese. Avokadot njihen për efektet e tyre anti-oksiduese dhe vaji i ullirit është hidratues shumë i mirë gjithashtu ka efekt anti-age (kundër plakjes).

Microdermabrazioni

Është një procedurë shumë e përshtatshme për këtë periudhe, e cila tenton të eliminoje qelizat e vdekura që ndodhen në lëkurë, për t’i dhënë asaj me shumë shkëlqim. Microdermabrazioni përmirëson gjithashtu shenjat dhe njollat pas diellit, pas akneve dhe rrudhave fine.

Peeling kimik

Është trajtimi ideal në këtë periudhe të ftohtë dimri dhe me rrezatim të pakët.

Ai konsiston në aplikimin e acideve të ndryshme në lëkurë të cilat përzgjidhen nga profesionisti në përputhje me lëkurën tuaj. Ky lloj trajtimi shkakton eksfoliacion të lëkurës, duke minimizuar vijat dhe rrudhat fine, cikatricet, stimulon prodhimin e kolagenit dhe elastinës, përmirëson tonalitetin e lëkurës, teksturën dhe dukjen e saj./revistawho.com

 

 

 

Tags: dimerfytyrakujdesi per lekurenmaskaMigena Gegatrajtim lekurevjeshte
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Next Post
Kate Middleton ka qarë në dasmën e Meghan dhe arsyeja është shumë prekëse

Kate Middleton ka qarë në dasmën e Meghan dhe arsyeja është shumë prekëse








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera