Fotot nga ndeshja e futbollit të ditës së djeshme mes ministrave dhe diplomatëve po bëhen hit në internet. Në faqe të ndryshme mediatike dhe personale, por komentohen pozat e “futbollistëve”. Një foto e veçantë është ajo ku Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin, parakalon në fushën e blertë veshur me një fustan ‘pink’. Aktori Julian Deda e ka krahasuar këtë imazh, me skenën e famshme të kinematografisë në filmin Malena. Besojmë se të gjithëve ju kujtohet e bukura Bellucci që ecte mes burrave e të gjithë kthenin kokën. “Malena e reformës në drejtësi”, ka vendosur Juli si diçiturë të fotos.