Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Vlerat e një limoni në ditë për organizmin

14/10/2019
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Vlerat e një limoni në ditë për organizmin

Limonët, këto agrume të athëta janë shumë të mira sa sjellin ëmbëlsinë e duhur në shëndetin e organizmit tonë dhe jo vetëm. Për fat të keq limonët nuk mund t’i hamë veçmas aq lehtë sa frutat e tjera, por për fat të mirë ato shkojnë me çdo ushqim. Vitaminat dhe mineralet janë pasuria më e madhe që na ofrojnë limonët duke u transformuar në një prej frutave më të shëndetshme. Mënyrat e shijimit të limonit janë të shumta dhe të shëndetshme. Limonin mund ta shtrydhni në ujë dhe ta pini në mëngjes, mund ta përdorni në sallata ose supa ndërkohë që lëkurën e tij mund ta përdorni në ëmbëlsira. I gjithë fruti ofron mirësi gjithëpërfshirëse ndaj AgroWeb.org ka listuar përfitimet e menjëhershme që merr organizmi me konsumin e një limoni të vetëm çdo ditë.





Dukeni më të rinj

Nëse konsumoni më shumë limon lëkura juaj do të marrë shkëlqimin e shëndetit.

Limoni është i pasur me vitaminë C që mban larg rrudhat dhe hidraton lëkurën.


Tensioni i gjakut ulet

Ngrënia e rregullt e limonit çdo ditë ul tensionin e gjakut. Por kjo nuk do të thotë se limoni është i vetmi që ju duhen për të mbajtur tensionin në nivele të përshtatshme.

Sidoqoftë e vërteta është se me një limon në ditë rregulloni nivelet e tensionit.

Larg inflamacionit

Vitamina C tek limoni është e nevojshme kundër të ftohurës, lodhjes, problemeve me tretjen, luhatjeve të humorit.

Vitamina C lufton edhe inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve kronike.

Kjo vitaminë është e domosdoshme për mbrojtjen e qelizave imunitare.

Shëroheni më shpejt

Vitamina C tek limoni është kryesore në shërimin e shpejtë nga e ftohura.

Kjo vitaminë ka ndikim pozitiv edhe kundër problemeve respiratore që shoqërojnë virozat e stinës, ndaj pini më shumë ujë me limon.

Do të jeni më të hidratuar

Uji është i nevojshëm por pak i mërzitshëm. Kombinojeni me limon për t’i dhënë shije, por edhe për të marrë vitamina e minerale të cilat përshpejtojnë metabolizmin dhe ju japin më shumë energji.

Era e mirë e gojës

Limoni freskon shtëpinë. E njëjta gjë vlen edhe për gojën.

Acidi tek limoni neutralizon aromat ndaj mban larg erën e keqe sidomos të asaj që nxitet nga qepa apo hudhra.

Kjo nuk do të thotë që ta teproni me limonin sepse aciditeti dëmton enamelin e dhëmbëve.

Dëmtimi i këtij të fundit shkakton ndjeshmëri të lartë të dhëmbëve dhe humbjen e bardhësisë së tyre.

Një limon kundër formimit të gurëve në veshka

Ngrënia e rregullt e limonëve parandalon formimin e gurëve në veshka.

Limonët përmbajnë citrat që nuk lejon formimin e tyre.

Shumë mjekë rekomandojnë terapinë e limonatës (ujit me limon) për trajtimin e gurëve.

Një limon kundër kolesterolit të keq 

Limoni është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Flavonoidët që ai përmban janë armiq të kolesterolit të keq dhe triglicerideve.

Ndaj nëse dëshironi të keni nivele të ulëta kolesteroli, mos iu ndani limonit.

 Për mbrojtjen e trurit

Limoni mundet t’ju ndihmojë të mbani larg disa sëmundje të trurit siç është Alzheimer.

Nëse siguroheni që nivelet ditore të vitaminës C janë optimale do të jeni më të mbrojtur kundër sëmundjeve të trurit./AgroWeb.org

Tags: Limon
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Next Post
Elton John rrëfehet për jetën e Michael Jackson: Ishte vërtet sëmurë mendërisht, ishte e vështirë të kaloje kohë me të

Elton John rrëfehet për jetën e Michael Jackson: Ishte vërtet sëmurë mendërisht, ishte e vështirë të kaloje kohë me të








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera