Një grua është gjetur e vdekur në banesë një ditë më parë në Vlorë. Policia njofton se 52-vjeçarja B.I. është gjetur e vetëvarur dhe pa shenja dhune, në banesën e saj në lagjen “Osman Haxhiu” të qytetit bregdetar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, për veprën penale shkaktimi i vetëvrasjes.