Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vodafone Albania pjesë e transformimit të Piramidës

10/01/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Vodafone Albania pjesë e transformimit të Piramidës

Vodafone Albania, Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Bashkia Tiranë, nënshkruan sot me datë 09 Janar 2020, një Marrëveshje Mirëkuptimi, si hap të parë të bashkëpunimit, për rijetësimin dhe transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe rajonale të inovacionit dhe arsimit dixhital, për të rinjtë e moshës nga 12 deri në 24 vjeç. AADF dhe Bashkia Tiranë kanë marrë përsipër realizimin e transformimit të Piramidës, në një qendër shumëfunksionale, për të mbështetur zhvillimin e aktiviteteve, për promovimin e sipërmarrjes, teknologjisë, artit dhe kulturës në Tiranë.





Vodafone u bashkohet kontribuesëve kryesorë të këtij projekti, duke ofruar të gjitha mjetet dhe ekspertizën e nevojshme, për të mundësuar një ekosistem dixhital, ku të rinjtë mund të mësojnë dhe të provojnë teknologjitë e fundit, si dhe të jenë të përgatitur për të qenë pjesë e revolucionit të 4-ët industrial. Përfaqësues të lartë nga Vodafone, Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim dhe Bashkia Tiranë zhvilluan një konferencë për shtyp për të njoftuar bashkëpunimin për këtë projekt të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë por dhe gjithë rajonin. Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, znj. Serpil Timuray, e cila vizitoi Piramidën dhe ishte e pranishme në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes, u shpreh: “Jam shumë e lumtur që Vodafone do të jetë pjesë e transformimit dixhital të Piramidës, projekt i cili është një dëshmi e ritmit të shpejtë me të cilin Shqipëria po rend drejt së ardhmes emocionuese. Shoqëria dixhitale do të kërkojë aftësi dhe profesione që nuk i kemi njohur më parë.


Vodafone nuk ofron vetëm teknologjinë që mundëson realizimin e shoqërisë dixhitale, por po kontribuon edhe në rritjen dhe qendrueshmërinë e saj duke mbështetur gjeneratën e re të inovatorëve”. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, z. Achilleas Kanaris, deklaroi: “Jam shumë entuziast për këtë projekt dhe këtë partneritet. Angazhimi i Vodafone në transformimin dixhital të Piramidës është jo vetëm për të treguar se çfarë mundësojmë ne përmes teknologjisë, por edhe sesi ta shfrytëzojmë atë për të sjellë inovacion në vend.

Nëpërmjet kësaj qendre do t’i ofrojmë të rinjve të këtij vendi mundësinë që të shpalosin dhe zhvillojnë talentin e tyre në teknologji”. 2 / 2 Drejtorët e Përgjithshëm të AADF, z. Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Arbjan Mazniku, treguan më shumë detaje mbi zhvillimin e këtij projekti. Z. Mata u shpreh se Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim ka si mision të saj krijimin e modeleve të zhvillimit të qëndrueshëm. AADF i ka dorëzuar Bashkisë së Tiranës projektin arkitektonik dhe inxhinierik të Piramidës dhe modelin e biznesit, me qëllim që funksionimi i saj të jetë i qëndrueshëm financiarisht.

Risia që AADF sjell është qendra TUMO Tirana, e cila do të pajisë fëmijët me dijet dhe aftësitë e shek. 21 në fushën e edukimit dixhital duke përfshirë programim, robotikë, produksion filmi, krijim website-i, muzikë, shkrim, modelim 3D, programim, etj., duke orientuar fëmijët si të mësojnë dhe të përdorin teknologjinë në nivele bashkëkohore. Në fjalën e tij, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Mazniku theksoi: “Asnjë projekt i madh nuk merr jetë pa kiminë e duhur dhe besoj se hap pas hapi ne po krijojmë ekipin tonë, që ta shndërrojmë Piramidën e Tiranës në qendrën kryesore të teknologjisë informatike dhe dixhitale në rajon, që do të ketë dhe një pamje spektakolare, nën përkujdesjen e MVRDV. Brenda këtij viti do të kemi një garë për të filluar punimet. Dhe sërish tani mezi pres që Bashkia e Tiranës, me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe me Vodafone t’i japin formë dhe jetë, një hapësire të lënë deri tani pa funksion”./revistawho.com

Tags: Vodafone
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka
Breaking News

Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka

09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën
Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 
Breaking News

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 

09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij
Breaking News

“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij

09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!
Breaking News

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!

09/12/2025
Next Post
Këngëtarja shqiptare zbulon çfarë i ndodhi me këngën: Më kërkuan të drejtën e  autorit për 400 mijë lekë të vjetra

Këngëtarja shqiptare zbulon çfarë i ndodhi me këngën: Më kërkuan të drejtën e autorit për 400 mijë lekë të vjetra








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera