Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vodafone prezanton program rekrutimi për femrat e shkëputura nga karriera

06/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vodafone prezanton program rekrutimi për femrat e shkëputura nga karriera

 –        Vodafone Group prezanton programin “ReConnect” në 26 vende nepër botë për të rikthyer në punë femra të talentuara që janë shkëputur nga karriera prej vitesh





–        Kjo iniciativë unike globale  pritet të  rris me 10% numrin e femrave në role drejtuese në 3 vitet e ardhshme

–        Vodafone Albania I bashkohet kësaj nismë globale


Në prag të Ditës Nderkombetare të Gruas, kompania globale e telekomunikacionit Vodafone Group njoftoi zbatimin e një  iniciative dedikuar  rritjes së mundësive dhe rolit të gruas në tregun e punës.

 “Vodafone Reconnect” është programi më i ri i lançuar sot nga Vodafone në 26 vende ku operon, përfshirë edhe Shqipërinë, me qëllimin e vetëm për të nxitur rikthimin në punë të femrave profesioniste  të cilave ju është dashur të shkëputen nga karriera e tyre për arsye të ndryshme. Reconnect synon të rikthej këto femra profesioniste në  tregun e punës duke i ofruar fleksibilitet në  punë dhe punë me kohë të pjesshme.  Kjo nismë globale e Vodafone i shtohet programeve dhe mundësive që Vodafone i ofron femrave me qëllimin e vetëm që kontributi i tyre në tregun e punës të mos mungojë.

Në vitin 2015, Vodafone prezantoi globalisht një nismë lehtësuese për lejet e lindjes. Sot, femrat që punojnë në Vodafone përfitojnë  mbi 16 javë leje lindje të paguar me pagë të plotë dhe pas lejes së lindjes të gjitha nënat pasi rikthehen në punë paguhen me pagë të plotë edhe pse punojnë me pak orë se orari zyrtar.  Në këtë mënyrë kompania mbështet femrat dhe lehtëson proçesin e rikthimit në punë si dhe i kursen  atyre shqetësimin mbi të ardhurat dhe karrierën e tyre.  Reconnect vjen si një sukses tjetër në politikat e kompanisë ndaj femrave dhe pritet që pas përfundimit të programit të  rekrutoj në role drejtuese dhe menaxheriale në Vodafone nëpër botë mbi 500 femra profesioniste. 

Programi “Reconnect”  u ideua pas një studimi nga  KPMG nga i cili rezultoi se rreth 96 milion femra profesioniste nëpër botë të moshës 30-54 vjeç janë  shkëputur nga karriera. Sipas studimit, ritkhimi i këtyre femrave në tregun e punës do të influencoj në rritjen e aktivitetit ekonomik global me 151 miliard £ në vit dhe të ardhurat familjare të rriten me  419 miliard £ në vit.

Pjesë e këtij programi do të jetë edhe dega e Vodafone Group në Shqipëri, Vodafone Albania. Sipas të dhënave të marra nga Vodafone Albania, rreth  55% e punonjësve të Vodafone Albania janë femra. Kjo shifër tregon fokusin dhe mbështetjen që kjo kompani i jep zhvillimit dhe kontributit të femrës në tregun e punës duke i konsideruar tepër të rëndësishme në mbarëvajtjen e punëve dhe garantimit të suksesit të kompanisë Vodafone edhe në Shqipëri.

Për më shumë informacion rreth Vodafone Albania vizitoni www.vodafone.al

https://revistawho.com/wp-content/uploads/2017/03/VODA-IWD-ANIMATION-ALBANIAN-SUB-1.mp4
Tags: Vodafone
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Të veshurat më mirë dhe më keq në “iHeartRadio Music Awards”, ku renditet Bebe Rexha?

Të veshurat më mirë dhe më keq në "iHeartRadio Music Awards", ku renditet Bebe Rexha?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera