Burime nga policia kanë njoftuar se kanë identifikuar një nga të dyshuarit si autor i grabitjes së mesditës së sotme, në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Identiteti i grabitësit të dyshuar nuk bëhet i ditur, megjithatë policia njofton se po zhvillon një operacion kërkimi për gjetjen e grabitësve. Të paktën tre persona, dyshohet se kanë grabitur më shumë se 3 milion euro nga dy kompani private sigurimi. Pas ngjarjes, mësohet se autoret i kanë vënë flakën makinës që përdorën për grabitje, në Fushë – Prezë.