Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vrasja e parukieres/ Flasin dëshmitarët: Ja çfarë bëri Alfredi kur e qëlloi me plumb kokës

14/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Vrasja e parukieres/ Flasin dëshmitarët: Ja çfarë bëri Alfredi kur e qëlloi me plumb kokës

Vrasja e parukieres 28-vjeçare duket se ka qenë e paramenduar nga ana e autorit të dyshuar të ngjarjes. Të paktën sipas dëshmitarëve, mes tij dhe viktimës nuk kapasur asnjë debat para se të ndodhte krimi. Alfred Nikolli është futur në parukeri, ka qëlluar dy herë me armë zjarri Etleva Ndokën dhe më pas ka dalë me nxitim nga aty. Jashtë e priste një makinë, ku ai ka hipur dhe është larguar me shpejtësi drejt daljes së qytetit të Lezhës, për t’u arrestuar më vonë rrugës për në Mirditë. Dyqani i 28-vjeçares Ndoka edhe dje ishte i mbyllur. Ndërsa nga xhami ambienti ishte ende i papastruar, njësoj si ditën kur ndodhi vrasja. Në derën e xhamit janë ende tri shenja të fiksuara nga Policia, që janë ekzaminuar nga Policia dhe përputhen me gjurmët e gishtave të të arrestuarit, Alfred Nikolli. Ndërsa brenda duken ende njollat e gjakut të viktimës dhe tharësja e flokëve që duket se i ka rënë nga dora në momentin që është qëlluar. Viktima nuk kishte shumë që e kishte hapur dyqanin në atë zonë, ndërsa zakonisht punonte bashkë me kushërirën e saj. Por në momentin që ajo u qëllua për vdekje, kushërira ende nuk kishte shkuar aty dhe 28-vjeçarja ishte e vetme në dyqan. Banorët e zonës dhe punonjës të bizneseve pranë parukerisë së Etleva Ndokës tregojnë se edhe pse e njihnin prej pak ditësh, kishin krijuar respekt për të, pasi u dukej vajzë e urtë dhe që shihte punën e saj.





DESHMITARET
Parukeria ku u qëllua për vdekje 28-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, ndodhet në
rrugën kryesore që kalon mespërmes qytetit të Lezhës. Dyqani ndodhet në katin e
parë të një pallati dhe në të dy krahët ushtrojnë aktivitetin disa biznese të
ndryshme. Ngjitur me të është një farmaci, që dje ishte e mbyllur, e po kështu edhe
një barkafe.
Ndërsa në vazhdim edhe një dyqan këpucësh e një tjetër fruta-perimesh. Të gjithë
kanë qenë në punë në momentin kur ka ndodhur krimi. Punonjësit e këtyre
bizneseve dhe banorë të pallatit janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, edhe pse
pak prej tyre kanë arritur të shohin autorin e krimit.
Një prej dëshmitarëve, që punon në një prej bizneseve pranë parukerisë së Etleva
Ndokës, thotë prë “Panorama” se autorin nuk e ka parë kur është futur në dyqan,
por vetëm kur ka dalë.
“Nuk e pashë kur hyri brenda, sepse nuk e kisha mendjen që të fiksoja kush hyri
aty. Pasi dëgjova krismat, dy krisma, dola te dera që të shihja çfarë ndodhi. Në atë
moment pashë një person me pistoletë në dorë që doli nga parukeria e Evës. Ai u
fut me shpejtësi në një makinë që ishte e ndaluar në anë të rrugës dhe makina iku
me shpejtësi në anën e poshtme të rrugës, prej ku del nga qyteti”, tregon një nga
dëshmitarët.
Ndërsa shton se aty më pas u mblodhën shumë persona për të parë çfarë kishte
ndodhur dhe e panë 28- vjeçaren të gjakosur, të shtrirë në dyshemenë e
parukerisë.
VIKTIMA
Banorët e lagjes ku ndodhi vrasja e 28-vjeçares ditën e premte, vazhdojnë të jenë të
tronditur nga ajo që ndodhi pranë tyre. Disa prej tyre nuk e njihnin viktimën,
ndërsa disa të tjerë, edhe pse Etleva Ndoka kishte pak kohë që kishte hapur
dyqanin aty, flasin me superlativa për të.
Ata thonë se kanë dëgjuar e lexuar lajmë të ndryshme pas vrasjes së saj, por nuk
mund ta gjykojnë për jetën e saj private, pasi me aq sa e njihnin ajo ishte vajzë
shumë e mirë.
“Etleva kishte rreth dy javë që kishte hapur parukerinë këtu. Me sa kemi folur me
të, e kishte marrë me qira. Nuk është se e njihnim shumë, pasi pak kohë kishte aty, megjithatë ishte vajzë shumë e mirë. Ajo punonte vetë aty, nuk kishte punësuar
njeri, por herë pas here vinte e ndihmonte kushërira”, tregojnë disa banorë të
pallatit ku ndodhet “Parukeri Eva”, ku ndodhi ngjarja./panorama


Tags: LezheparukiereVrasje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti
Breaking News

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti

11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta
Breaking News

Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta

11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!
Breaking News

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!
Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
Next Post
Nuk do ta besoni sa vjeç është Melania Trump, Zonja e Parë e SHBA-ve

Nuk do ta besoni sa vjeç është Melania Trump, Zonja e Parë e SHBA-ve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera