Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël! 10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vrasja në Dajç, flasin të afërmit: I vrau shokët për 5 mijë lekë

05/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vrasja në Dajç, flasin të afërmit: I vrau shokët për 5 mijë lekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në datën 03.10.2016, rreth orës 22:40, në një lokal te kryqëzimi i Dajçit, ku shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti, 42 vjeç, dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, si dhe ka plagosur tre persona të tjerë. Autori i vrasjeve njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara. Parubi është vënë në pranga nga policia e Shkodrës ditën e djeshme, në afërsi të banesës së tij.





Të afërm të viktimave kanë treguar për Blitz.al më shumë detaje nga ngjarja tronditëse e dy ditëve më parë, ku humbën jetën dy shtetasit.

“Ai njeri ka dashur t’i vrasë të gjithë pa lidhje dhe po të pyesni edhe te lokali apo të plagosurit këtë do të thonë. Ai ka hyrë brenda dhe nuk ka ndarë asnjë. Ka nisur të gjuajë. Mesa kam dëgjuar, s’e di nëse është e vërtetë, ka qenë borxhli dhe ia kanë vënë lakun në fyt ca persona të tjerë, jo ata që vrau. Ata që i ka gjuajtur i ka vrarë pa shkak. Ai është një njeri kot. E di çfarë njerëzish ka vrarë? Djem që nuk vriten as për gjak. Por ai s’po tregon të vërtetën as në polici”,- ka treguar një afërm i viktimave.


“Kanë qenë duke luajtur bashkë poker. Njiheshin, ishin shokë të ngushtë. Ai papritur kishte hyrë me automatik. Të gjithë kishin qeshur kur e kishin parë me automatik se nuk e besonin. As ne nuk e kuptojmë se pse i vrau, pse donte t’i vriste të gjithë. Nga gjendja emocionale ka qenë i rënduar për shkak të borxheve që ka pasur, por nga mendja s’kishte gjë. Kot thonë se duan ta mbrojnë. Në momentin e ndodhisë ishin duke luajtur poker për të kaluar kohën. Më pas ai i la me vetëdije lekët në poker, i humbi se i vuri “all in” me 5 mijë lekë, por ia kapën bllofin. Ngaqë humbi u çua dhe iku. E dinte që asnjëri nga djemtë aty nuk mbante armë. Edhe kur ndërroi karikatorin u ul poshtë. Kur donte të ikte, pasi i kishte vrarë dy djemtë, gjuajti nga rruga që mos t’i shkonte njeri pas. Kjo është e vërteta”,- ka përfunduar rrëfimin një i afërm i njërës prej viktimave. /Blitz.al/

Tags: flasin te afermitvrasja ne dajc
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Next Post
Këngëtarja zbulon anën e errët të Angelina Jolie: Është e ligë, e kam parë me sytë e mi

Këngëtarja zbulon anën e errët të Angelina Jolie: Është e ligë, e kam parë me sytë e mi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera