Gazetari Tonin Frroku, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka treguar rrëfimin e dëshmitarëve nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë ku një adoleshent vrau bashkëmoshatarin pas sherrit për një femër. Gazetari thotë se autori e ka kryer krimin në gjakftohtësi. Sipas Frrokut autori, viktima është fshehur poshtë banakut por nuk ka mundur t’i shpëtojë plumbit në zemër pavarësisht lutjeve. Statusi i gazetarit Tonin Frroku: “Me qetësinë më të madhe sikur të ishte i rritur. Imagjinoni, hyn në lokal me automatik në dorë, ju kërkon të tjerëve të largohen. Viktima për të shpëtuar fshihet pas banakut. 17vjeçari shkon aty dhe pa përfillur lutjet e 17 vjeçarit tjetër e qëllon në zemër duke i marr jetën. Tmerr. Zot na ruaj”.