Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve, ja çfarë është bërë sot me ish-gardistin

25/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve, ja çfarë është bërë sot me ish-gardistin

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 35 vjet burg të ish gardistit Admir Dervishi. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Ida Dervishi. Fillimisht për ish gardistin u dha dënimi burg përjetë, por pasi trupi gjykues i drejtuar nga Klodian Kurushi pranoi gjykimin e shkurtuar, i pandehuri përfitoi uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar në total me 35 vjet burg.





Pas dhënies së këtij vendimi, Admir Dervishi iu drejtua Apelit për Krimet e Rënda, duke bërë kërkesë për ulje të dënimin. Kërkesë kjo që nuk u pranua nga gjyqtarët e Apelit, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më parë nga gjykata e Krimeve të Rënda. Krimi i rëndë që i mori jetën 28-vjeçares ndodhi në prani të fëmijëve të mitur, 4 vjeç dhe 8-muajsh, në banesën e tyre në zonën e Kombinatit.

Gjithçka ndodhi orët e para të mëngjesit të datës 6 prill të këtij viti, ku ish gardisti qëlloi 4 herë me pistoletën e shërbimit në drejtim të Ida Dervishit, por vetëm një prej plumbave e kapi 28-vjeçaren, që i mori dhe jetën.


Nëna e viktimës, Feride Spahia është shprehur për media se konflikti kishte nisur pasi vajza e saj kishte marrë 30 mijë lekë të vjetra në llogarinë e Admirit për t’i blerë ushqim fëmijëve. Ajo ka treguar se prej vitesh vajza e saj jetonte në dhunën e të shoqit. Ndërkohë, gjykata e Tiranës, në vitin 2013, kishte lëshuar për të ndjerën dy urdhra mbrojtje, për shkak të dhunës me grushte dhe shkelma, si dhe kërcënimeve me armë të bashkëshortit Admir Dervishi. Por ajo kishte hequr dorë dhe ishte rikthyer të jetonte përsëri me burrin e saj për shkak të kërcënimeve të tij.

Ish-gardisti ka deklaruar para gjykatës se nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur mëngjesin e 6 prillit, ndërsa ka theksuar se grindja kishte ardhur pasi ish bashkëshortja nuk e respektonte ashtu siç duhej. Vrasja ndodhi në banesën ku çifti jetonte me qira në sy të dy fëmijëve të mitur. Pasi ka kryer krimin, Admiri ka dërguar fëmijët tek fqinji ndërsa vetë ka qëndruar në banesë ku dhe është arrestuar nga policia pa bërë rezistencë. Viktima ka qenë pranë derës kur ish gardisti e qëlloi me pistolete, ku plumbat e kapën në pjesën e kraharorit. /Shekulli

Tags: gardistivarsja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club
Breaking News

“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club

21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 
Breaking News

Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 

21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…
Breaking News

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…

21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Next Post
Vedat Ademi: Si arrij të mbaj të njëjtën peshë, pas dobësimit me 10 kilogramë

Vedat Ademi: Si arrij të mbaj të njëjtën peshë, pas dobësimit me 10 kilogramë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera