Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Vuan nga një sëmundje e rëndë”/ Erand Sojli surprizohet nga e bija dhe motra, letra që përloti fermerin

29/04/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Vuan nga një sëmundje e rëndë”/ Erand Sojli surprizohet nga e bija dhe motra, letra që përloti fermerin

Aktori i njohur Erand Sojli ka prekur zemrat e publikut në “Ferma VIP 2” me një rrëfim të sinqertë dhe emocional nga Plevica. Pasi ndau historinë e jetës së tij, duke folur për vështirësitë, arritjet dhe sakrificat që ka përjetuar, Erandi lexoi një letër të mbërritur në fermë nga vajza e tij 16-vjeçare, Greta.





Kjo letër e shkruar nga vogëlushja e tij, siç u shpreh aktori i dha forcë dhe motivim për rrugëtimin e tij në spektaklin e Ferma VIP në Vizion Plus.

 “Babi, jam Greta! Shpresoj që je mirë. Unë të kam ndjekur. Po ta dërgoj këtë letër për të thënë që jam mirë dhe po mendoj për ty. Vazhdo përpara me forcë dhe trego vlerat e tua pavarësisht çdo situate që ndodhesh. Gjithmonë mbaje mend mirë që të tregosh respekt për të gjithë dhe të mendosh për ta. Më pëlqen kur duhet të gatuash dhe të pastrosh, se e di që është sfidë e madhe për ty. Gjithsesi, shijoje eksperiencën. Kujdesu për veten dhe njerëzit rreth teje. Me dashuri, Greta!”, shkruhej në letër.


I pyetur nga moderatorja Luana Vjollca se si vajzat e tij e kanë përjetuar divorcin e prindërve, Erandi u shpreh se të dy prindërit (ai dhe ish bashkëshortja) janë aty për çdo problem apo arritje të tyre.

Erandi u shpreh se ka shumë besim dhe është shumë krenar për to, duke theksuar se forca e tij më e madhe vjen prej tyre.​

“Të dyja vajzat janë rritur me ne në skena, projekte. Janë frymëzimi jonë për cdo gjë që kemi bërë. Greta është njeriu me të cilin hahem më shumë.

Vajzat na kanë pranë, babi është me to kur i duhet. Unë kam shumë besim dhe jam shumë krenar me to. Forca ime më e madhe është prej tyre. Unë nuk kam qenë një baba tradicional, kam pasur besim tek to. Tek vajzat nuk ndikon, përkundrazi, ato janë të rritura, e kuptojnë”, u shpreh ai.

Surprizat për aktorin nuk përfunduan këtu. Një lidhje Skype me motrën e tij, Irisi, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë e emocionoi thellësisht Erandin.

Irisi shprehu mbështetjen dhe krenarinë për vëllain e saj, duke i dhënë kurajë për të përballuar sfidat e fermës.​

Pjesë nga biseda:

Irisi: Përditë jam me terapi dhe nuk udhëtoja dot. Shpirti i motrës, jam shumë mirë. Jam shumë e lumtur që po flas me ty. Vajza, Gerta është këtu me mua, Sonja të përqafon shumë, po është me provime.

Erandi: Flokët janë të tuat apo paruke?

Irisi: Të mijat, më janë rritur! Të gjithë jemi me ty. Jemi shumë krenar me ty. Na ke nga mbrapa.

Erandi: Janë gjithë gjërat okej?

Irisi:Çdo gjë është okej. Forca se nuk është ambient i lehtë. Jam e lumtur që s’ke telefona dhe kompjutera në duar, të komunikosh me natyrën. Je shumë i zoti ti përballosh gjërave, ke argumentin, mirësinë dhe tolerancën.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Next Post
“Atij i pëlqejnë burrat”, Ylli tronditet nga letra e ish-bashkëshortes

“Atij i pëlqejnë burrat”, Ylli tronditet nga letra e ish-bashkëshortes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera