Wanda Nara duket se e ka hedhur pas krahëve historinë me Icardin dhe pse ky i fundit vazhdon të flasë për të dhe ta ndjekë. Menjëherë pas ndarjes bukuroshja argjentinase ka nisur një romancë të re me këngëtarin e njohur L-Gante, vetëm 22-vjeç. Së fundmi, këngëtari ka publikuar këngën e re të titulluar “El ultimo romantico” dhe në klip shfaqet së bashku me Wanda-n. 35-vjeçarja shfaqet e zhveshur në krevat teksa shkëmben puthje të nxehta me L-Ganten.








