Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën 15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

West Side Family rikthehet në “Kënga Magjike” me personin më të afërt të Dr.Florit

19/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
West Side Family rikthehet në “Kënga Magjike” me personin më të afërt të Dr.Florit

West Side Family është një nga grupet shqiptare që mori famë nga kompeticioni i muzikës “Kënga Magjike”. Shumë këngë me të cilat ata morën pjesë në këtë festival si “Mesazh”, “Hou Çike”, “Në krahët e tua” etj, u kthyen menjëherë në hit. Për herë të fundit ata morën pjesë në “Kënga Magjike” në vitin 2008 dhe tashmë 5 vite pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit grupi ka vendosur të rikthehet sërish në kompeticion. Madje ata kanë përgatitur dhe një surprizë, sepse West Side Family do të ngjitet në skenë me vëllain e Dr.Florit, Alban Kondin. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Albani për “Anabel.al”. Ai ka treguar se nuk e kishte menduar që të merrte pjesë bashkë me Landin dhe Mirin dhe se gjithë ideja erdhi spontanisht.





“Nuk e kisha fare në mendje. Së bashku me Elgit Dodën, po punonim për disa artistë që do të marrin pjesë në festival si Xheisara apo Olsi Bylyku dhe ishim përqëndruar tek ta. Ndërkohë Landi dhe Miri po mendonin të merrnin pjesë dhe ndërsa unë me Elgitin po punonim për këngën e tyre ‘7 ditë’ , aty për aty u vendos dhe pjesëmarrja ime”, ka treguar Albani. Por nëse ndokush mund të mendojë se ai do të bëhet përgjithmonë pjesë e grupit, Albani e ka hedhur poshtë këtë teori. Ai është shprehur se tashmë West Side Family është si një familje që mirëpret këngëtarë të ndryshëm, sot do të jetë ai e nesër dikush tjetër. Bëhen plot 20 vjet nga koha kur West Side Family mori për herë të parë pjesë në “Kënga Magjike”, ndaj me siguri djemtë do të kenë menduar që këtë vit të rikthehen më fuqishëm se asnjëherë tjetër. /revistawho.com


Tags: alban kondidr. florikenga magjikerikthimWest Side Family
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen
Breaking News

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen

15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!
Breaking News

“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!

15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!
Breaking News

Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!

15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën
Breaking News

“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën

15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja
Breaking News

Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja

15/01/2026
“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV
Breaking News

“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV

15/01/2026
Next Post
Dafina Zeqiri nuk ndalet, së shpejti në bashkëpunim me një reper italian

Dafina Zeqiri nuk ndalet, së shpejti në bashkëpunim me një reper italian








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera