Argjentina Ramosaj ka zgjedhur të vijë më rrallë me projekte muzikore, duke marrë kohën e nevojshme për t’u kujdesur dhe dedikuar edhe familjes së saj.
Së fundmi këngëtarja ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re, e cila do të titullohet “Who am I”. “30.11.20”, ka shkruar Ramosaj krah fotos bardhezi duke treguar se projekti do të vijë pas 2 javësh.
Argjentina nuk ka zbuluar detaje të tjera si në cilën gjuhë do të jetë kënga apo nëse do të jetë një bashkëpunim. Ndjekësit po e presin me padurim dhe këtë e kanë treguar edhe me komentet poshtë fotos së Ramosaj, duke pohuar se i mungon shumë timbri i veçantë i këngëtares.
Kënga e fundit që Ramosaj ka sjellë ka qenë ajo me Young Zerkën, i titulluar “Pishmon”, i publikuar 3 muaj më parë./revistawho.com








