Tashmë është zyrtare. Këngëtarja shqiptare Era Istrefi në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam do të këndojnë himnin e Kampionatit botëror 2018.
Sot është zbuluar një tjetër detaj për melodinë që do të na shoqërojë gjatë gjithë kampionatit, titulli i këngës. Ka qenë vetë Smith i cili ka treguar nëpërmjet një statusi në “Instagram” titullin e këngës. “One life to live”- ka shkruar këngëtari bashkangjitur fotos së tij me Nicky Jam, ndërkohë që ka etiketuar edhe Era Istrefin.
Kënga do të publikohet pas dy ditësh, pra në datën 25 maj do të shohim videoklipin që do të na bëjë krenarë të gjithëve.\revistawho.com