William dhe Kate kanë festuar 14 vjetorin e martesës. Në këtë përvjetor të veçantë, duka dhe dukesha zgjodhën të kalojnë momente intime në çift, duke festuar në vetmi 14 vitet e martesës së tyre.
Princi William, 42 vjeç, dhe Princesha Kate, 43, mbërritën dje në ishullin Mull, pa fëmijët. Vizita dyditore kishte si qëllim angazhimin në dy kauza të rëndësishme: lufta ndaj ndryshimeve klimatike dhe trajtimi i izolimit në zonat rurale. Megjithatë, në mbrëmje, ata larguan stafin dhe asistentët dhe kaluan natën vetëm në një shtëpizë të vogël dhe të ngrohtë, të vendosur në një cep piktoresk të ishullit.








