Katër anëtarët e familjes mbretërore, William-Kate, Harry-Meghan janë pritur ngrohtë nga turmat me njerëz të mbledhur në portat e kështjellës “Windsor”.
Të pranishmit qëndruan në heshtje si shenjë respekti, ndërsa 2 çiftet bënin homazhe për mbretëreshën, përpara se njerëzit të shpërthenin në duartrokitje dhe brohoritje teksa afroheshin. Princi Harry dhe Meghan, kanë shtrënguar duart me dashamirësit që janë rreshtuar përgjatë rrugës për në kështjellën “Windsor”.








