Trendet ndryshojnë çdo sezon dhe duket se personazhet VIP janë të parët që i promovojnë ato. Kështu ka qenë dhe me xhaketat me kuadrata që u shfaqën këtë vit. Ishin të ndryshëm personazhet të cilët e pëlqyen këtë stil dhe publikuan foto duke i veshur ato.
Vajzat bukuroshe të ekranit, të njohura për stilin e veçantë zgjodhën të kombinojnë xhaketa me kuadrata herë më golf të bardhe ose të zi dhe në të tjera raste me kanatjere ose bluzë të zezë.
Nëse këto kombinime ju duken interesante, jeni ende në kohë për t’i veshur pasi ky trend pritet të jetë pjesë e sezonit pranverë-verë 2019./revistawho.com