Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Big Basta: “Jemi kthyer në brez facoletash…” 12/11/2025
“Fitojmë para nëpër klube, por…” Getinjo flet pa doreza për problemet e industrisë së muzikës 12/11/2025
“Ishte një mrekulli”/ Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood-it që u marros pas saj!  12/11/2025
“Është mirë”, miku i Gjestit flet për të, disa javë pas tragjedisë së tij familjare! 12/11/2025
Nga përqafimet në skenë tek “unfollow” në Instagram, miqësia Sara–Egli ka marrë fund? 12/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Xhelozia e Getit “detyron” Marinën ta urojë nga ekrani për 34-vjetorin

09/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Xhelozia e Getit “detyron” Marinën ta urojë nga ekrani për 34-vjetorin

Për reperin nga Kosova Getoar Selimi, jeta sentimentale po ecën me të njëjtat ritme si dhe karriera, ndërsa po përpjeton suksesin e klipit “Ajo”, në duetin me Majk. Para pak ditësh ai festoi 34-vjetorin e lindjes dhe natyrisht që urimi më special që mori ishte ai nga e dashura, Marina Vjollca, e cila i bëri një dedikim romantik dashurie me anë të një statusi në “Instagram”. “I shtrenjti im gëzuar ditëlindjen. Ti je gjithçka për mua. Ndjehem e bekuar që të kam”. Por ky s’ishte urimi i vetëm publik i Marinës. Në programin “Procesi Sportiv” ajo i tregoi kolegut të saj , Edi Manushit, se sapo ishte kthyer nga festa e ditëlindjes së personit të zemrës, Getit, të cilin e uroi dhe nga ekrani i “Top Channel”. Kjo është hera e parë që Marina shfrytëzon hapësirën televizive të një programi të rëndësishëm sportiv, për të bërë një urim personal, gjë që ndodh rrallë në televizionet tona. Por ky urim ka dhe një paskuintë dhe që është xhelozia e jetës së tyre në çift. Jo pa qëllim Marina zgjodhi ta urojë të dashurin nga emisioni me të ftuar futbollistë, për të cilët flitet se Getoari bëhet shumë xheloz. Burime të sigurta pranë çiftit kanë pohuar për “Panorama” se Getoari bëhet shumë nervoz për prezantuesen bionde të “Procesit Sportiv” duke i kërkuar asaj të heqë dorë nga ky format, me të ftuar dhe audiencë kryesisht mashkullore. Reperi nga Kosova i sheh si konkurrentë të fortë djemtë e futbollit, ndaj po i bën presion Marinës që të heqë dorë menjëherë nga programi. Kërkesën e tij ua ka bërë edhe drejtuesve të “Top Channel”, ndërkohë që po punon që Marina të nisë punë në një nga televizionet e Kosovës. Edhe pse Marina kurrë nuk kishte bërë publike më parë detaje nga jeta e saj sentimentale, këtë herë është shtyrë nga Geti, i cili bëri të pamundurën për të dalë hapur bashkë. Vetë Geti e quan “gruaja” në të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale, aq sa ky cilësim ka lënë vend për aludime në mediat sociale, duke hamendësuar se çifti është martuar në fshehtësi./ Panorama






Tags: getoarmarinaxhelozia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Big Basta: “Jemi kthyer në brez facoletash…”
Breaking News

Big Basta: “Jemi kthyer në brez facoletash…”

12/11/2025
“Fitojmë para nëpër klube, por…” Getinjo flet pa doreza për problemet e industrisë së muzikës
Breaking News

“Fitojmë para nëpër klube, por…” Getinjo flet pa doreza për problemet e industrisë së muzikës

12/11/2025
“Ishte një mrekulli”/ Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood-it që u marros pas saj! 
Breaking News

“Ishte një mrekulli”/ Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood-it që u marros pas saj! 

12/11/2025
“Është mirë”, miku i Gjestit flet për të, disa javë pas tragjedisë së tij familjare!
Breaking News

“Është mirë”, miku i Gjestit flet për të, disa javë pas tragjedisë së tij familjare!

12/11/2025
Nga përqafimet në skenë tek “unfollow” në Instagram, miqësia Sara–Egli ka marrë fund?
Breaking News

Nga përqafimet në skenë tek “unfollow” në Instagram, miqësia Sara–Egli ka marrë fund?

12/11/2025
“Kam gjëra më me rëndësi”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit!
Breaking News

“Kam gjëra më me rëndësi”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit!

12/11/2025
Next Post
Zbardhen vendimet e fundit, drejtorët e ikur nga Top Channel emërohen zyrtarisht drejtues në RTSH

Zbardhen vendimet e fundit, drejtorët e ikur nga Top Channel emërohen zyrtarisht drejtues në RTSH








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera