Historia e tyre e dashurisë ka nisur shumë vite më parë, kohë kur Xhemi Shehu ishte ende një 25-vjeçare në hapat e para të karrierës së saj. Megjithatë, tani kanë një martesë të lumtur, nga e cila kanë ardhur në jetë dy fëmijë. Por, edhe pse moderatorja e Top Channel është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave, bashkëshorti i saj ka mbetur një personazh misterioz, për të cilin publiku nuk di thuajse asgjë shkruan xing.al.Por kush është mashkulli që ka bërë për vete një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar? Ai quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.