Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë… 14/03/2026
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Xhemi Shehu flet për talentin e saj të fshehur…

13/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Xhemi Shehu flet për talentin e saj të fshehur…

Pas një viti që iu bashkua stafit të spektaklit të humorit “Portokalli”, si moderatore në treshen me Salsano Rapin dhe Eneda Tarifën, tashmë Xhemi Shehu po na çudit me talentin e saj të aktrimit në rubrikën “Atentatet”, ku gjatë interpretimit u bashkohet dhe Florian Binaj. Ajo vjen si protagoniste e roleve më emblematike të kinemasë shqiptare ndër vite, kësaj here në formën e parodisë, që pa dyshim ka dhe ajo specifikën e vet në aktrim. Shpesh në ngjyrat bardhezi, ajo risjell në kohëdhe nota humori personazhet e famshëm femërorë të ish­Kinostudios “Shqipëria e Re”, eksperiencë që e ka filluar me filmat: “Njeriu me top”, “Shpyllëzimi i lirisë’, “Rrugë të bardha”, “Gjeneral Gramafoni”. Pas largimit të Eneda Traifës nga “Portokalli”, për të ndjekur turin e Festivalit Europian, Xhemin e kemi parë protagoniste në role kryesore si: ish­shoqja e Benit te “Beni ecën vetë’, partizanin dyshues te “Dueli i heshtur”, apo Madalenën e rraskapitur nga xhelozia e të shoqit te “Fjalë pa fund”. E pyetur nga gazeta “Panorama” për talentin e saj të fshehur si aktore dhe këtë eksperiencë ndryshe në punën e saj shumëvjeçare në televizion, ajo shprehet: “Nuk kam ç’të them tjetër, përveçse më gëzon fakti që njerëzit më kanë pritur mirë në këto role”. Moderatorja e njohur e disa formateve shumë të rëndësishme në televizion, u rikthye në spektaklin e humorit “Portokalli”, disa vite pasi ajo ishte pjesë e prezantimit përgjatë një sezoni në vitin 2006, bashkë me moderatorët e asokohe, Agron Llakaj dhe Amarda Toska. Shumë pak kohë pas lindjes së djalit të dytë, Gabriel, Xhemi Shehu u rikthye në ekranin e “Top Channel” pikërisht si moderatore e të njëtit spektakël ,“Portokalli”, ndërkohë që e kishim parë në programe të rëndësishme për vite me radhë. Nga java në javë, ajo ka dalë nga kornizat thjesht si prezantuese e çlirët para kamerave, duke u shfaqur si një “show girl”, ashtu siç është dhe tendenca për personazhet televizive që dinë t’i bëjnë të gjitha në ekran. (Panorama)





685a5ae9933e0ac6a232d2d999e74a3d


Tags: talentiXhemi Shehu
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…
Breaking News

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…

14/03/2026
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!
Breaking News

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!

13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!
Breaking News

Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!

13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!
Breaking News

Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!

13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!
Breaking News

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!

13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!
Breaking News

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!

13/03/2026
Next Post
Ogreni i “BB4”: Me Nedën festojmë 1-vjetorin e djalit, ja si ka ndryshuar jeta jonë

Ogreni i “BB4”: Me Nedën festojmë 1-vjetorin e djalit, ja si ka ndryshuar jeta jonë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera