Oyku Karayel, aktorja bukuroshe turke, e njohur për rolin e Xhemresë në serialin “Kuzey & Guney”, nuk është shumë e hapur me mediat, sidomos kur është fjala për jetën e saj private. Por edhe gazetarët, duke e ditur këtë “ves” të sajin, e gjurmojnë në çdo vend që shfaqet.
Së fundi, mediat turke publikuan disa foto private të yllit të ekranit me të dashurin e saj prej disa muajsh.

Por e dini që Xhemre ka një motër binjake? Ezgi Karayel, të vërtetë ngjan shumë me aktoren e njohur dhe kjo është edhe arsyeja pse ajo vihet gjithmonë në telashe.

Në një intervistë për Vogue Turqi të disa kohëve më parë, aktorja ka folur edhe për motrën e saj binjake, e cila e gjen veten shpesh në telashe për hatër të saj.

Fansat e Xhemres nuk e kanë kuptuar dot diferencën mes të dyjave, por edhe nëse Ezgi-t i është dashur ta shpjegojë, ata thjeshtë nuk e kanë besuar: “Është diçka e vështirë. Profesioni që kam zgjedhur të bëj, për të ndonjëherë mund të bëhet i mërzitshëm, sidomos kur njerëzit mendojnë se jam unë”, – ka thënë Xhemre duke shtuar se Ezgi, shpesh mërzitet nga ideja se u duhet t’u shpjegojë që nuk është ajo që ata mendojnë: “Ka ndodhur shpesh ta ndalojnë në rrugë dhe t’i flasin, edhe pse ajo u shpjegon se nuk është unë, ata nuk e besojnë. Ajo u thotë “Nuk jam ajo”, por ata nuk e besojnë”, shkruan “Class”.

Siç duket edhe në foto, vështirë t’i dallosh kush janë. S’paskan pasur faj fansat…








