Ezhder fut në sherr Kaderin me Meralin. Songyl dhe Gynej shkojnë të shohin gjininë e fëmijës. Por Gynej nuk ka dëshirë ta zbulojë menjëherë dhe do ta lë surprizë kur fëmija të lindë. Ndërkohë Songyl është kurioze ta dijë gjininë dhe gëzohet kur e mëson por nuk i tregon Gynejit. Ejlyl dhe Meral fillojnë punë të re. Nazan gjen Javuzin duke biseduar me Serkanin dhe ka frikë se ai do i tregojë të vërtetën. Nazan pushon Tunën nga puna por prapa vendimit të saj fshihet një plan. Xhemre mëson këtë dhe ndihet fajtore që Nazan e ka pushuar Tunën nga puna për faj të Serkanit. Ejlyl futet në telashe me Aliun i cili nuk ndahet për asnjë minutë nga vendi i saj i punës. Xhemre vendos të ndahet përfundimisht nga Serkani./revistawho.com







