Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Xhenet sheh gjyshen duke biseduar me Arzun, Melisa dhe Selim bëjnë aksident, ja ç’do ndodhë nesër

16/10/2018
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Xhenet sheh gjyshen duke biseduar me Arzun, Melisa dhe Selim bëjnë aksident, ja ç’do ndodhë nesër

Melisa prezanton projektin e Xhenetës para investitorëve arabë. Ata bëjnë një pyetje mbi projektin por Melisa nuk di të përgjigjet. Në këtë moment Xhenet hyn në mbledhje. Të gjithë habiten kur e shohin. Xhenet kërkon falje për vonesën. Selim u tregon arabëve se Xhenet është arkitektja që ka zgjidhur problemin e erës. Ai përzë Melisën. Xhenet prezanton projektin. Pasi mbaron ajo del nga mbledhja dhe niset të ikë por Selim e ndalon. Ai e falenderon dhe i thotë se mori vendimin e duhur. Xhenet i thotë se kaq kishte dhe nuk do vazhdojë më. Arzu ndalon para tyre dhe i dëgjon. Gjyshi e ndalon Xhenetën dhe i thotë se nuk ka për të shkuar gjëkundi. Xhenet i thotë se nuk do punojë më në kompani pasi ka gjetur punë tjetër. Ai e pyet nëse ka ndonjë problem. Xhenet sheh Arzun dhe thotë se nuk ka asnjë problem. Gjyshi nuk pranon kundërshtime dhe i thotë Xhenetës nesër të vijë në punë. Arzu thotë se do e çojë ajo Xhenetën në shtëpi. Xhenet habitet. Melisa kalon natën në disko duke menduar për Selimin dhe dehet. Selim dhe Orhan bisedojnë për Xhenetën. Orhan thotë se ajo është shumë e bukur. Selim e paralajmëron mos ta çojë ndërmend që të ngacmojë Xhenetën. Melisa telefonon Selimin dhe i thotë se prej tij erdhi në këtë gjendje. Selim e kupton që ajo është dehur dhe shkon ta marrë. Arzu e ndalon makinën në mes të rrugës dhe i thotë Xhenetës të zbresë. Arzu pyet Xhenetën sa para do që të largohet nga jeta e tyre. Xhenet nuk e kupton pse Arzu e urren kaq shumë. Arzu i thotë Xhenetës të mos kalojë as para derës së kompanisë. Xhenet nxehet dhe i thotë Arzus se nuk ka për t’u kthyer më në atë kompani. Ajo thotë se e xhelozonte Melisën që kishte një mama si Arzu por e paska patur gabim. Selim merr Melisën nga disko. Xhenet kthehet në shtëpi duke qarë. Ajo i tregon gjyshes çfarë ndodhi. Gjyshja shkon në shtëpinë e Arzus dhe e thërret me emrin e vjetër Xhavidan. Arzu tronditet. Gjyshja i kujton Arzus se Xhenet është vajza e saj. Arzu e mohon. Në këtë moment para tyre del Xhenet. Gjyshja i thotë Arzus t’i kërkojë falje Xhenetës përndyshe nuk ikin. Melisa i thotë Selimit se po çmendet nga dashuria për të. Ata bëjnë aksident me makinë për shkak të Melisës. Xhenet i thotë gjyshes se nuk do falje nga Arzu./revistawho.com






Tags: arzumelisaselimxhenet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Rikthehet në ekran Lira Burgija, “Vizion Plus” me fytyra të reja

Rikthehet në ekran Lira Burgija, “Vizion Plus” me fytyra të reja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera