Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale pasi ka bërë të ditur se së fundmi ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë një moment nga spitali, menjëherë pas operacionit, duke ngritur menjëherë interesin e publikut.
Në pamjet e publikuara, Xheneta shihet e shtrirë në shtratin e spitalit, me fashë në hundë, ndërsa pranë saj ndodhen dy persona të afërt, Adri dhe Iliriana, të cilët i qëndrojnë pranë gjatë kësaj periudhe rikuperimi.
Megjithatë, Xheneta ka preferuar të mos zbulojë më shumë detaje rreth operacionit, duke mos sqaruar nëse ndërhyrja ka qenë thjesht estetike apo e lidhur me arsye shëndetësore. Për momentin, ajo ka zgjedhur të flasë vetëm përmes këtij postimi, duke lënë gjithçka diskrete.









