Xheneta Fetahu është futur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP” si pjesë e sfidës së mosreagimeve. Gjesti ka filluar ta ironizojë atë me banorët e shtëpisë kryesisht me Laertin dhe Rozanën.
Teksa së bashku me Rozanën vraponin nëpër shtëpi papritmas Gjesti dëgjohet teksa thotë: Është e pashpjegueshme kjo fantazma nëpër shtëpi.
Nga ana tjetër ishte Laerti ai që i përgjigjet Gjestit: Nuk ka fantazma është thjesht hënë e plotë.
Por ironitë nuk kanë munguar as nga Xheneta as nga banorët e tjerë. Në një moment teksa ajo qëndronte pranë tyre, Jozi e thumbon kur papritmas thotë: Si nuk erdhi e më puthi njeri.
Në lidhje me këtë Xheneta i kundërpërgjigjet: Nuk ka puthje për mashtruesat.