Xheneta Fetahu e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “E Diell”, deklaroi se Big Brother VIP këtë vit e fiton Gjesti. Megjithatë Xheneta shprehu një tjetër preferencë personale.
“E fiton Gjesti, por unë dua të fitojë Rozana Radi”, tha ajo.
Kujtojmë se Xheneta ka folur hapur në media për raportin e saj me Gjestin, që nga fillimi i pjesëmarrjes në Big Brother.
Nga ana tjetër, këngëtari e ka akuzuar publikisht për mënyrën se si ka ndikuar dinamika e tyre në lojën brenda formatit të shkuar.