Bukuroshja shumë e dashuruar e “Big Brother 9” njoftoi këtë pasdite se të dashurit të saj Bernardit, i ka ndodhur diçka e pakëndshme. Atij i kanë vjedhur llogarinë personale në rrjetin social “Instagram”. Xheni ka njoftuar fansat e shumtë të çiftit. Por nuk ka vonuar përgjigjja e vetë personit që i mori faqen daloshit të famshëm. Ai i shkruante Xhenit se nuk kishte asgjë me të dashurin e saj, por se i kishte të gjitha faqet e banorëve të “Big Brother”. “Koleksionist” i çuditshëm!/ revistawho.com









