Xhensila dhe Besi kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të shijuar momente relaksi me njëri- tjetrin dhe Ajkën. Ama dozat e humorit të Besit nuk mungojnë edhe në vilën e Versace, ku kanë zgjedhur të drekojnë sot.
“Të vijë tjetri prej Shqipërie tek vila e Versace-s dhe të hajë bukë e vaj ulliri. O zemër rroftë delikatesa”, ka thënë duke qeshur Xhensila në videon ku ka filmuar Besin.
Prej disa kohësh çifti ka zgjedhur herë pas here të udhëtojë në destinacione të ndryshme së bashku me Ajkën, duke krijuar kujtimet më të bukura teksa ajo rritet./revistawho.com








