Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve më të dashura të shoubizit. Së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me Noizy-n, “Edhe një natë”. E ftuar në “Top music Awards”, Xhensila nuk ka lënë pa përmendur familjen e saj, teksa ka theksuar edhe zgjerimin e saj.
Një fëmijë i dytë? Punimet duket se kanë nisur.
“Se kur do vijë është në dorë të zotit. Por nuk them që punimet nuk kanë nisur”, ka thënë këngëtarja. Mesa duket Ajka do të bëhet shpejt me motër ose vëlla.