Prej disa kohësh dasma e Xhensilës dhe Besit ka qenë kryefjala e mediave rozë. Fustani, ftesat, të ftuarit kanë qenë detajet që kanë kuriozuar publikun deri më tani. Pak ditë më parë u zbulua që çifti do martohen më datë 1 shtator. Megjithatë burime të Tabloid.al bëjnë me dije se dasma do të mbahet nesër. Dasma e nesërme do të mbledhë familjarët e të afërmit e tyre. Ndërsa në dasmën e 1 shtatorit janë të ftuar vetëm personazhet VIP./Tabloid.al